Një foto me një mesazh domethënës. Kështu e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama. Ai ka postuar në faqen e tij në facebook foton e një agimi me mesazhin: “Çfarë agimi në Tiranë”.

Indirekt ky mesazh lidhet me procesin e numërimit të votave të 25 prillit, që vijon në të gjithë vendin. Nga të dhënat e deritanishme janë numëruar mbi 14% e votave dhe rezulton se Partia Socialiste është në avantazh përpara opozitës, me 50.25 % të votave, ndërsa PD ka siguruar deri më tani 38.27 % të votave të numëruara.







