“Presidenti i Shqipërisë ka akuzuar ambasadoren amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të vogël evropian, duke mbështetur kryeministrin e tij në zgjedhjet e ardhme parlamentare”.
Në këtë mënyrë e ka nisur shkrimin e saj më të fundit media prestigjioze “Associated Press”, duke komentuar deklaratat e presidentit, Ilir Meta, drejtuar ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Referuar AP-së, presidenti Meta foli ashpër për ambasadoren gjatë një bisede televizive mbremjen e së premtes. Po ashtu, shkruan edhe për thirrjen që presidenti i bëri diplomates amerikane për “të ndaluar së mbështeturi kryeministrin Edi Rama, i cili po shkel zgjedhjet”.
“Teksa shfaqja po transmetohej në Syri televizion, Kim i dërgoi një mesazh me tekst Metës. Gjithashtu shkroi në “Tëitter” në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen të dielën, duke iu përgjigjur një paralajmërimi që Meta dha këtë javë, që shqiptarët të mprehin shpatat dhe mjete të tjera, nëse kryeministri përpiqet të manipulojë votimin ose rezultatet”, shkruan më tej AP.