• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Më ndjekin njerëz”/ Flet babai i autorit të sulmit në xhami: Kurohej për depresion, falej çdo vakt

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Dalin emrat/ Ja kush janë 5 besimtarët e plagosur te xhamia e Rrugës së Kavajës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


“BalkanWeb”ka siguruar një rrëfim ekskluziv të babait të Rudolf Nikollit, i riu që sulmoi sot me thikë 5 besimtarë myslimanë.

Ngjarja ndodhi tek xhamina “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës. Niko Nikolli ka dhënë dëshminë e tij për gazetarin Enver Doçi, ku ka treguar se djali i tij ishte besimtar mysliman dhe falej.

Madje ai tha se djali kishte qenë disa herë në këtë xhami, ku kryente ritualin e faljes, ndërsa më pas kishte shkuar në një tjetër xhami. Ai tha se djali nuk ishte mirë, ishte shtruar 5 herë në spitalin Psikiatrik nga dhjetori e deri më tani.

“Në Rinas e kanë kthyer pas. Ka qenë në rregull djali. E kanë përmendur; a ke qenë në Maqedoni?
Po i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje se qysh e si. E kanë pyetur se çfarë datë ka ikur apo ka ardhur, djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e kthehu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; o bir pse je kaq i kaq i irrituar, më tha; babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjenin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin se di. Tha; unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. Se di. Kurrë unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë. Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë; nëse ke borxhe, ti paguan mami, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë; më ndjekin shumë njerëz nga pas.

E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta; a të ndjek kush më? Ai më tha; vazhdojnë të më ndjekin po ata persona. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai u pat larguar prej xhamisë tek rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë; je kaur e do me na prish. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmën që në shkollë të mesme.

Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë; mos të shoh më tek çuni im. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degrauduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Ka 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur. Unë i thoja; robt kanë qenë katolik, kurse ti bëj çtë duash. Ai mu mor me xhami.

 

 

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite si mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura. Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ça i futën, pasi çuni nuk u bo rob mo. Kaloi në depresion. Para vitit të ri kaloi në depresion. I bëra letrat për të shkuar në Itali. Në kthim, në aeroport, ai kaloi në depresion. Edhe u mbyll. Ishte koha e COVId-it, kaloi dhe virusin. Para vitit të ri e takova unë. Ishte në spital. Ishte tek Pesa. I thash doktorit, unë jam katolik, djali mysliman. I thash dua ta marr në shtëpi djalin. Djali më tha; jam në rregull, do i pi ilaçet. Ai si kishte pirë. Ai ishte ngatërruar në terminal. Qe një djalë i mrekullueshëm. Ata ma falën çunin. I shkova dhe prokurorit dhe më tha; nuk ta jap letrën.

Më tha; ku e ke çunin? I thash e kam në spital. Ndërkohë unë e kisha në shtëpi. I kërkoj falje prokurorit. Tani unë kërkoj që çuni im e bëri këtë gjë, në vend të shenjtë, ai nuk është mirë me shëndet por nuk kishte asnjë lloj arsye. Të ma bënte këtë punë çuni im nuk kishte asnjë arsye. I kërkoj familje atij prokurorit,, por tek fëmija njeriu s’dika ça bëka. Kur e mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar. Është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthyer nga Rinasi pas, ai hyri në stres.

E kaloi dhe COVID-in me shumë stres. Nga viti i ri është shtruar 5 herë në spital. I kam raportet këtu. I kam ilaçet akoma këtu dhe nuk mi pi. Ai është zheni. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do më shku në kishë, shko në xhami por si njerëz. Ky në xhami e ka bërë dy herë, pavarësisht se i kam mbyllur ato probleme. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë.”, -tha babai i 34-vjeçarit.

Pas

Publikohet videoja/ “Qëll onte kush i dilte para”, momentet e  kapjes së autorit me mjet pre rës   

Para

Grushta e shkelma mes kandidatëve të PS-së/ Policia arreston 6 persona 

Para
Grushta e shkelma mes kandidatëve të PS-së/ Policia arreston 6 persona 

Grushta e shkelma mes kandidatëve të PS-së/ Policia arreston 6 persona 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar