Ka përfunduar numërimi i votave në 511 qendrat në Elbasan.
Fituese në këtë qark është shpallur Partia Socialiste.
Sipas të dhënave të KQZ, PS ka 86 224 vota, ose 55.22 % të totalit të votave.
PD ka 57 878 vota, ose 37.06 % të totalit të votave.
E përkthyer në mandate, PS ka 8 mandate, ndërsa PD–6.
Krahasuar me vitin 2017, PS ka rritje votash, kualicioni opozitar po ashtu si dhe LSI, që shënon një rënie me mbi 10 mijë vota.

