Ndonëse në disa qytete të vendit ka nisur procesi i numërimit të votave, në Maliq ende nuk ka nisur plotësisht ky proces.
Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se ka probleme pasi 30% e qendrave të votimit nuk kanë dorëzuar kutitë.
Burimet bëjnë të ditur se shkak i vonesës së numërimit janë bërë gabimet me formularët. Këto të fundit nuk janë vendosur në kutinë e votimit, por te pajisja elektronike. Ndërkohë, pritet të nisë numërimi në Kolonjë.







