Aleksandër Frangaj, pronari i TVKlan ka treguar se në një sondazh të bërë nga televizioni i tij, të realizuar nga kompania “Trafalgar”, ka nxjerrë fituese të zgjedhjeve të 25 prillit, Partinë Socialiste. I ftuar në “Opinion”, Frangaj tha se sondazhi u realizua në muajin shkurt dhe mars, por që nuk u publikua.
Frangaj tregoi më tej një bisedë private që ka bërë me ish-kryeministrin Sali Berisha në kohën që ai ka qenë në pushtet. Sipas Frangajt, Berisha i ka thënë se që të vish në pushtet, kur je në Opozitë, duhet të jesh të paktën 10 pikë mbi kundërshtarin, ndryshe nuk vjen dot.
Pjesë nga biseda:
Aleksandër Frangaj: TV Klan ka bërë dy sondazhe në shkurt dhe mars dhe në të dy sondazhet ishte ky rezultat që kemi sot, kokë më kokë. Zgjedhjet i ka fituar Partia Socialiste. PD nuk e mundtte dot PS. Në sondazh Edi Rama është shumë pikë mbi kryetarin e PD, si pëlqyeshmëri publike. Atëherë, si mundet një kryetar i opozitës që ka pëlqyeshmërinë individuale më të madhe se kryetari i mazhorancës…Nëse je më pak i pëlqyer nga publiku shqiptar, atëherë si do ta mundësh?
Blendi Fevziu: Lëre tani, s’e publikuam, ç’a e themi kot
Aleksandër Frangaj: Jo, mo, jo…po e them kshu kot se….
Blendi Fevziu: Pse s’e publikuam thuaj ti
Aleksandër Frangaj: Dua të them diçka, ma ka thënë edhe Berisha vetë. S’duhet ta them se ndoshta…ka qenë dhe bisedë private. Ma ka thënë kur ka qenë në pushtet, jo sot. ‘Që ta mundësh rivalin që ke në pushtet, duhet të jesh 10 pikë mbi të, nëse je 5, atëherë zor se arrin deri tek barazimi’. Këtë ma ka thënë dhe Berisha./opinion