Teksa mbahen zgjedhjet parlamentare, në ditën e sotme një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve të deritanishme, blutë e Vlorës bëjnë të ditur se rreth orës 13:18, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 4498/1, e cila ndodhet në konviktin e shkollës Industriale “Pavarsia”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.
“Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë së DVP Vlorë kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para, shtetasi Sh. T., pas rregjistrimit dhe marrjes së fletës së votimit, dyshohet se ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit, por ka mundur të largohej nga qendra e votimit.
Shtetasit SH. T. i është bllokuar fleta e votimit dhe në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit Sh. T., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.”, njofton policia.







