• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kërkoj largimin e menjëhershëm të Bashës” Anëtari i kryesisë shpall kandidaturën si kryetar i PD (EMRI)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Kërkoj largimin e menjëhershëm të Bashës” Anëtari i kryesisë shpall kandidaturën si kryetar i PD (EMRI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Zhvillime të reja në selinë blu dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike dhe pjesë e Këshillit Kombëtar Fatbardh Kadilli, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Kadilli gjithashtu ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën vetë për tu bërë kryetar i ri i Partisë Demokratike.

“Kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar”, shprehet ai.

Në një reagim tw gjatw, Kadilli i bën thirrje kryesisë “të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri.”

“Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike”, vijon ai.

REAGIMI I PLOTE:

Në postimin në FB, ai shkruan:

Sot demokratët dhe opozitarët në Shqipëri ndihen të trishtuar.

Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. Me makinerinë propagandistike, financiare dhe abuzuese të pushtetit.

Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci.

Ne nuk arritëm që të kapërcenim presionin, blerjet, makinacionet, joshjet dhe hilet e sistemit të ngritur nga ky pushtet.

Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor.

Si rrjedhojë jemi përballë këtij rezultati. Të cilin nuk e shmangim dot as me fajësim të njëri-tjetrit, as me taktika kalimtare, dhe as me demonizim të kundërshtarit.

Rezultati negativ është i pamohueshëm.

Të gjithë bashkë duhet të analizojmë mangësitë personale dhe kolektive në këtë humbje. Duke mos harruar: si në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, siç do të merrte edhe dafinat e fitores.

U bëj thirje demokratëve: ndërkohë që nxjerrin konkluzione, të përmbahen nga etiketimi i atyre që nuk na zgjodhën ne, që nuk menduan si ne, që nuk na panë ne si alternativë. Kërkimi i arsyeve të humbjes duhet filluar te vetja dhe te kundërshtari politik, asnjëherë te votuesi dhe zgjedhja e tij.

Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme.

Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar.

Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjëgjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha.

I bëj thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri. Nuk kemi kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!

Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen. Ne jemi parti e vlerave dhe forcës; trashëgimtare e Lëvizjes së Dhjetorit, besimtare e kredos: ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.

Me këtë rast, si anëtar Kryesie dhe si Kandidat për Kryetar, u bëj thirrje numëruesve dhe vëzhguesve, që sot janë në krye të punës më të vështirë, mbrojtjes së vullnetit të mbështetësve të opozitës dhe çdo shqiptari, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të numëruar dhe ruajtur çdo votë.

Nga sakrifica e tyre sot fillon ringritja nesër.

Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen.

Ne duhet të kthehemi te thelbi i misionit tonë, ringritja si parti e shpresës së shqiptarëve.

Ringritja fillon që sot.

 

Pas

Të dhënat zyrtare nga KQZ/ Celibashi: Ja sa mandate merr PS, PD, LSI dhe PSD

Para

Ministrja e njohur e lë pas/ Ja cila është bashkia ku Rama renditet i treti për nga votat

Para
Ministrja e njohur e lë pas/ Ja cila është bashkia ku Rama renditet i treti për nga votat

Ministrja e njohur e lë pas/ Ja cila është bashkia ku Rama renditet i treti për nga votat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

nga Fast News
14:13 | 22/09/2025
0

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

nga Fast News
14:09 | 22/09/2025
0

Recent News

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

14:27 | 22/09/2025
Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

14:16 | 22/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar