Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit. Sipas shqiptarja.com kjo është sasia e peshuar deri më tani, pas dyshohet të jetë në sasi më të mëdha.
SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten që të ekzekutohen nga momenti në moment, e ndërsa raportohet se droga vinte nga Amerika Latine. Mësohet se droga ishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane që vinte nga Amerika Latine. Kontenieri i bananeve ishte i kompanisë me inicialet M.F me seli në Tiranë.
Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës. Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.
Pak ditë më parë, më konkretisht më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontenier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.