Pas ndërprerjes së punës dhe pezullimit të fluturimeve në Rinas, kanë reaguar dhe kontrollorët e “Albcontrol” nëpërmjet avokatit të tyre Rezart Kthupi.
Ky i fundit tha se kontrollorët nuk e kanë braktisur vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën.
Sipas tij ulja e pagesës nuk është arsyeja e vetme dhe kryesore që është marrë ky vemdim, por e gjitha ka të bëjë me ndryshimin e procedurave operacionale.
“E para, e kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë. Është një detyrim ligjor. Në momentin që kontrollorët ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtruar detyrën, ky është një detyrim ligjor që ligji shqiptar e njeh. Menjëherë nisën procedurat e shkarkimit nga puna. Kjo ka prodhuar stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë, që mund të ndodhë të hiqen edhe ata nga puna.
Nuk është vetëm cështja e uljes së pagës, është vetëm një nga arsyet, kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale, që kanë të bëjnë me sigurinë që ofron ky shërbim. Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të cuar kontrollorët për ndjekje penale.
Nuk ka asnjë ligj të shkelur. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë, e ka detyrim ligjor. Nëse njëra palë e quan këtë shkelje ligjore, ne nuk e zgjidhim dot”, tha avokati.Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës, kontrollorët vijojnë të shkojnë në vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën. Braktisja e vendit të punës është mos shkuarja në punë pa asnjë arsye. Kjo nuk është një cështje politike, nuk kemi asnjë lloj interesi të përfshihemi në politikë.
Ka dy kërkesa shumë të thjeshta nga kontrollorët, që nuk janë të komplikuara dhe të vështira për shoqërinë. Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të cuar kontrollorët për ndjekje penale. Nuk ka asnjë ligj të shkelur. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë, e ka detyrim ligjor. Nëse njëra palë e quan këtë shkelje ligjore, ne nuk e zgjidhim dot”, tha avokati.