Ky vit akademik për studentët e Fakultetit të Mjekësisë është zhvilluar online.
Sipas rektorit Arben Gjata thotë se pavarësisht sugjerimeve që i janë drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve, asgjë nuk është marrë parasysh.
Ai rikthen në vëmendje dhe kërkesën për të bërë praktikën në spitalet rajonale.
“Do të presim vendimet që do të marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe kam përshtypjen se edhe ky vit do të mbyllet online. Propozuam që në janar studentët të bënin praktika në spitale rajonale, por vendimin nuk e merr universiteti e merr Komiteti dhe e ata e cilësuan të rrezikshme”, tha Gjata.
Viti i ri akademik që nis në tetor, është shpresa e vetme për rikthimin në auditore.
Rektorati i ka kërkuar Komitetit Teknik, 5000 doza vaksinash anti-Covid për studentët e mjekësisë, pasi janë kategoria më e rriskuar.
“Si senat akademik kemi kërkuar të futen në planet e vaksinimit edhe studentët, sepse tashme pedagogët i kemi të vaksinuar. Të shpresojmë që gjatë kësaj vere të realizohet në mënyrë që vitin tjetër ta nisim të plotë në mënyrë të rregullt në auditore”, tha ai.