Kryetari i “Vetëvendosjes” në Shqipëri Bojken Abazi, i cili kandidoi dhe si deputet në këto zgjedhje, ka denoncuar Partinë Socialiste për vjedhje votash.
Sipas tij po ndodh një paligjshmëri dhe ka sqaruar se si funksionon skema.
Në një reagim, Abazi shkruan:
Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS.
Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim.







