I jepet lamtumira 9-vjeçarit/ Ndërroi jetë pas një sëmundjeje në mëlçi

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime

I është dhënë lamtumira e fundit, një 9-vjeçari i cili vdiq një ditë më parë në Spitalin e Turqisë, pas një sëmundjeje të rëndë që kishte në mëlçi.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni ka shkruar në rrjete sociale, se e kishte shumë të vështirë të fliste.

Ai ka falenduar shqiptarët që ndihmuan në mbledhjen e mjeteve financiare për t’i mundësuar shërim tashmë të ndjerit Gent Nikçi.

Ndërron jetë 9 vjeçari Gent Nikçi, i cili u dërgua për shërim në Turqi
“E pata shumë të vështirë të flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po në shenj falënderimi ndaj shqiptarëve i thash pak fjal për ty engjëll. Lamtumirë Gent Nikçi, ki me na mungu shumë fizikisht por në zemrat tona do të jesh përjetësisht. Faleminderit secilit shqiptarë në Kosovë e diasporë që na bashkoj i madhi Zot në solidarizimin human për të qenë afër Gentit në momentet jetike por që Zoti e deshi më shumë e unë besoj se shpirtu i tij nga sot është në qiell ne mes engjëjve”, ka shkruar Hyseni.

Për Gentin ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Para

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha