Socialisti Pandeli Majko ishte i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Tiranë, mirëpo nuk arriti të hynte në parlament, pasi PS në këtë qark mori vetëm 18 mandate.
Ish-kryeministri ka reaguar për herë të parë për humbjen, teksa thotë se besonte se kjo forcë politike do të merrte 19 mandate, e për këtë arsye sipas tij, nuk ka bërë fushatë për emrin e tij personal.
Mesazhin e tij e mbyll me mirupafshim.
“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.
Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.
Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!
Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.
Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!
Pandi
Tiranë 30 Prill 2021″, shkruan Majko.





