• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Fruta me stomak bosh- Cilat duhet të zgjidhni dhe pse

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Fruta me stomak bosh- Cilat duhet të zgjidhni dhe pse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën.

Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer.

Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin.

Përthithja maksimale e këtyre ushqyesve është e gjitha në varësi të kohës së ngrënies së frutave.

Sipas studimeve më të fundit, frutat nuk duhen ngrënë pas vakteve por me stomak bosh.



Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e frutave me stomak bosh luan një rol madhor në detoksifikimin e sistemit, të qenit energjikë dhe për rënien në peshë.

Çfarë Ndodh Nëse Hani Fruta Pas Buke?

Fruti duhet të jetë ushqimi më i rëndësishëm për njeriun.

Nëse ju keni ngrënë ushqim bashkë me dy feta bukë dhe më pas hani fruta, nuk do të merrni vlerat ushqimore të tyre.

Fruti nuk arrin dot në stomak në kohë, sepse pengohet nga ushqimi që keni konsumuar më parë.

Kësisoj, si buka ashtu edhe frutat fermentohen në stomak dhe transformohen në acid.

Në momentin që fruti bie në kontakt me ushqimin dhe lëngjet tretëse në stomak, e gjithë masa ushqimore prishet.

Nëse frutat i hani në mëngjes dhe esëll, do të përfitoni më shumë dhe direkt prej tyre.

Frutat Që Mund Të Hani Esëll Dhe Të Merri Më Të Mirën Prej Tyre

Kivi

Kivi është një burim i shkëlqyer magnezi, kaliumi, vitamine E dhe fibër.

Ai përmban dyfishin e vitaminës C në krahasim me portokallin.

Molla

Molla mund të përmbajë më pak vitaminë C, por ajo ka shumë antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë aktivitetin e vitaminës C.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë një frut mbrojtës për organizmin.

Ato përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve që mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.

Portokalli

Portokalli njihet si ilaçi më i ëmbël.

Sipas të dhënave, ngrënia e dy deri në katër portokalleve në ditë mban bakteret larg, ul kolesterolin, parandalon formimin e gurëve në veshka.

Fiqtë

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Shalqini

Fruti që shuan etjen më shumë se cdo frut tjetër.

Shalqini përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar.

Të dhënat tregojnë se ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium.

Shumë persona e preferojnë shalqinin të shoqëruar me djathë për më shumë shije./AgroWeb.org

 

Pas

“Bëni kujdes me paratë” Paralajmërimi për të 12 shenjat e horoskopit dhe këshillat për secilën

Para

“Hiqini menjëherë” Kreu i KQZ kërkesë urgjente PS dhe PD 1 javë para zgjedhjeve

Para
“Hiqini menjëherë” Kreu i KQZ kërkesë urgjente PS dhe PD 1 javë para zgjedhjeve

“Hiqini menjëherë” Kreu i KQZ kërkesë urgjente PS dhe PD 1 javë para zgjedhjeve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

nga Fast News
10:54 | 16/12/2025
0

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Recent News

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

10:56 | 16/12/2025
Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

10:54 | 16/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar