• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi në Shkodër/ Zbulohet përse Bardhok Pllanaj ishte në spital para se ta vri snin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Biznesmen dhe me lidhje të forta politike/ Kush është personi që mbeti i vrarë në Shkodër, gjendet dhe një makinë e djegur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Të tjera detaje dalin nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:07 në lagjen “Dobraç”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u konstatua një makinë e djegur. Policia konstatoi se automjeti i djegur ishte rreth 250 metra pa shkuar tek rruga kryesore, ku ndodhej mjeti i tipit Range Rover, në të cilin u ekzekutua Pllanaj.

“Vendi i ngjarjes fillon në një distancë rreth 100 metër pa shkuar tek mjeti i viktimës, ku në rrugë pranë trotuarit u konstatuan në mënyrë të crregullt gëzhoja automatike mod.56 të cilat shkonin deri në afërsi të mjetit të viktimës. Nga kjo këqyrje u fiksuan gjithsej 79 gëzhoja”, thuhet në dosjen që disponon gazetarja Anila Hoxha.

Ndërsa në automjetin e djegur, tip Volkswagen Passat, me targa FV140MT, u gjetën dy armë automatike mod.56, dy krehër automatiku dhe dy gëzhoja mod.56 kalibër 7.62 mm të cilat u morën me cilësinë e provës materiale nga policia.

Sa i përket automjetit të Pllanajt, u gjetën dy aparate telefoni, njëri i dëmtuar, njëri në gjendje të rregullt por është dërguar për ekspertim laborator kriminalistik Tiranë. Në vendin ku u qëllua Pllanaj, u mor në pyetje një person, i cili deklaroi se tek rruga e Bajpasit nuk kaloi as makinë as persona në këmbë, por i dëgjoi të shtënat me armë.

“Nisur nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje me paramendim, të mirë organizuar me mbi dy persona autorë, të cilët kanë bashkëpunuar me persona të tjerë të cilët kanë ruajtur viktimën për lëvizjet e tij, pasi paraprakisht viktima dyshohet se ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij në spitalin e Shkodrës tek nëna e sëmurë dhe pasi ka dalë nga aty ka shkuar për në banesën e tij në Dobraç. Pasi ka dalë nga banesa dhe sapo ka dalë nga oborri i pallatit në një distancë rreth 50 metra është qëlluar nga autorët”, thuhet në dosjen hetimore që siguroi gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Kush është Bardhok Planaj?

Bardhok Planaj, njihet si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në shkurt të vitit 2020, ishte një nga të piketuarit e OFL që iu është dërguar formulari. Planaj, i cili ishte banues në Koplik, Shkodër, rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua në 2018 pasi kishte një pallat 10-katësh, që 44-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat. Sipas burimeve policore, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Planajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, edhe në maj të vitit 2017, por në rrethana të paqarta rezulton që kjo masë të jetë shuar 2 muaj më vonë./Top Channel

Pas

“Bëni fushatë të qetë”/ Soreca apel partive politike

Para

Najada Çomo ti je? Mjekja e famshme ndërron ‘look’ dhe nuk njihet (foto)

Para
Najada Çomo ti je? Mjekja e famshme ndërron ‘look’ dhe nuk njihet (foto)

Najada Çomo ti je? Mjekja e famshme ndërron 'look' dhe nuk njihet (foto)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar