Në orën 19:00 mbyllet procesi i votimit në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare. Në këtë orë do të mbyllen të gjitha qendrat e votimit. Më pas do të bëhet transporti nga qendrat e votimit për në qendrat e numërmit.
Përgjatë kësaj kohe, janë mediat shqiptare ato që do të publikojnë ‘Exit Poll’ e para.
Mediat të cilat do të publikojnë exit poll-et e para me rezultatet e zgjedhjeve, janë ‘Ora news’, ‘Top Channel’, ‘Syri.net’, ‘Euronews’.







