Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ku kryeministri Edi Rama pretendon të marrë mandatin e tretë pas 8 viteve në pushtet.
Mëngjesin e sotëm, ai iu drejtua me një apel të fortë qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës të qetë, të lirë dhe të fshehtë.
“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike”, thekson Rama.
Sipas tij, çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë.