Dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, numërimi i votave tashmë po shkon drejt fundit.
Me projeksionet e deritanishme PS është duke marrë mandatin e 74.
Ndërkohë procesi i numërimit po vijon vetëm në Tiranë dhe Durrës.
Teksa Rama ka njoftuar mbajtjen e një mitingu në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’, në selinë blu duket se ka rënë heshtja. Edhe pse PD ka një rritje të ndjeshme në raport me vitin 2017, në këto zgjedhje së bashku me LSI-në nuk kanë mundësi që të marrin shumicën.
Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha ka shkuar në selinë blu që në orën 09:00, nga ku po ndjek procesin e numërimit të votave në qarqet e mbetura.
Mëngjesin e sotëm në zyrën e Bashës ka shkuar edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi, me të cilin ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta.