Panik në mes të Tiranës.
Mësohet se një person është futur me makinë përmes sheshit “Skënderbej” dhe ka rrezikuar jetën e qytetarëve duke bërë manovra.
Sipas informacioneve pas kësaj ai është ndaluar nga një i ri që ka deklaruar se e bëri aktin në fjalë në mënyrë njerëzit të mos lëndoheshin.
Personi që ka kërcyer duke e goditur me të dyja këmbët drejtuesin e mjetit te dritarja e shoferit, tha se dukej si sulm terrorist.
Ende nuk dihet identiteti i autorit të kësaj ngjarje të frikshme, por dyshohet se mund të ketë qenë i dehur dhe ka dashur të shtypë njerëzit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet e nevojshme për të zbardhur arsyet e këtij gjesti që tronditi kryeqytetin ditën e votimeve.












