Ndërpritet procesi i numërimit në KZAZ nr.32 në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për shkollën “Hasan Tahsim” që ndodhet te “Pazari i Ri”.
Arsyeja e këtij vendimi ishte pasi komisionerët e PD kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.
Pritet që pushimi të zgjasë katër deri në pesë orë, kohë që do të shërbejë për tu çlodhur numëruesit, të cilët më pas do t’i kthehen punës në tavolina.







