Policia mësyn menjëherë në KZAZ nr. 47 në Elbasan si pasojë e zhurmës dhe problemeve të mëdha të cilat shkaktojnë një grumbull i madh njerëzish në afërsi të vendeve të numërimit, lodhjes disa orëshe tashmë të numëruesve, KZAZ ka kërkuar ndihmën e policisë.
Menjëherë pas kësaj, u dha urdhër që çdo person të ulet në vendin e tij për të ruajtur qetësinë dhe asnjë person që nuk ka autorizim nuk do të qëndrojë në ambientet e KZAZ.
Policia është duke kontrolluar të gjithë të pranishmit në ambjentet e pallatit të sportit për dokumentacion përkatës, dhe po largon nga ty të gjithë personat që nuk e kanë një dokumentacion të tillë.
Nga ana tjetër, shefi i ekipit të shqiponjave u bën thirrje të pranishmëve që të ruajnë qetësinë. Personat të cilët janë pa dokumentin e nevojshëm apo autorizim për të qëndruar në ato ambjente iu është bërë thirrje që të largohen, në të kundërt policia do të duhet të ndërhyjë me masa të tjera.








