Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën në mesditë.
I riu Arben Mema u fut me makinë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.
Ai ka vijuar të bëjë manovra, dhe pse njerëzit i kanë kërkuar të ndalojë por nuk është ndalur duke bërë rrotullime.
Ndërsa në atë moment një djalë e ka neutralizuar duke e nxjerrë nga makina me dhunë, me ndihmën e personave të tjerë.
Dy motrat e agresorit i cili hyri me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ kanë shkuar në shesh dhe i kërkojnë llogari policisë se çfarë është bërë me vëllain e tyre, ndërsa në video dëgjohet teksa kërkojnë djalin i cili ndërhyri për ta neutralizuar.







