Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit.
Lideri demokrat ndodhet sot në Elbasan për t’i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.
Në një prononcim për mediat, Basha iu bëri thirrje qytetarëve që te votojnë masivisht.
“Ky diell do të shndrij. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qënderesës për demokraci dhe liri.”, tha ai.
“Gjejeni personin e duhur për t’ja bërë këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht. Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj. Mundësia juaj.”, tha Basha.







