• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

1 muaj pas abortit, Gerta Shino e “Big Brother” u rikthehet fotove “të nxehta” pa burrin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
1 muaj pas abortit, Gerta Shino e “Big Brother” u rikthehet fotove “të nxehta” pa burrin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gerta Shino, ish-lojtarja e “Big Brother”, u është rikthyer pozave të nxehta në rrjetet sociale, 1 muaj pasi rrëfeu në vlogun e saj historinë e dhimbshme të abortit, e ndodhur së fundmi.

Me linjat në formë dhe veshjet që ia nxjerrin më në pah, Gerta me fotot e fundit ka dëshmuar se ndjehet e fortë për t’iu rikthyer sërish jetës si blogere pas abortit traumatik.

Në pozat e fundit, ajo shfaqet vetëm, pa burrin e saj me profesion parukier, Florentin. Në lidhje me rrëfimin e historisë personale të abortit, Gerta shkruante: “Unë isha shtatzënë, por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja, do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë, asnjë tjetër. Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha shumë pak kohë që e kisha marrë vesh.

E kam marrë vesh që isha shtatzënë më datë 14 shkurt. Bëra testin dhe doli pozitiv. Unë dhe Florenti e ndjenim që nuk do ta kishim beben. Unë isha 5 javëshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, por e çuditshme. Kalova një javë të bukur, sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur, por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq. U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thosha do vdes.

Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilaç, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës sime. Nuk merrja dot frymë, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fiktë, çohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti, shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se ç’kisha.

U thashë më çoni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja. Doja të sigurohesha që ishte mirë. Kur shkova te gjinekologia, doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë tek ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë, nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq, sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do ta merrte kurrë ushqimin.

Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë, por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh, do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin. Operacioni zgjati një orë. Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”.

Videoja ku ajo rrëfeu këtë histori është publikuar së fundmi në profilin e Gertës, e cila ka shumë fansa që prej kohës kur mori pjesë në “Big Brother”.

Sigurisht, mbështetja ndaj saj ka qenë e madhe, sidomos nga zonja që janë gjendur në të njejtën situatë. E pasi ka kaluar gjithë këtë, ajo rikthehet në “Instagram” me poza seksi dhe me optimizëm për jetën, duke u dhënë një mesazh të bukur të gjitha grave që mund të kenë përjetuar të njëjtën ndodhi.

Kujtojmë që ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino, u martua në kohë koronavirusi, pikërisht në muajin korrik 2020. Vlogerja e njohur njoftoi lajmin me anë të një postimi në “Instagram”. Ajo publikoi një foto me partnerin e saj, Floretin dhe shkroi: “Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime, nuk mund të isha më e lumtur!”.


Çifti janë në një lidhje gati 3- vjeçare dhe me anë të postimeve në rrjetet sociale ata kanë treguar gjithmonë dashurinë për njëri-tjetrin. Dhe këtë dashuri vendosën që ta kurorëzonin me martesë gjatë një ceremonie private dhe shumë të veçantë. Ajo dhe partneri jetojnë në Norvegji.

Në një intervistë për “Panorama Plus” për lidhjen tashmë 4- vjeçare, ajo u shpreh: “Bashkëjetesa na ka shkuar shumë mirë, madje, tani që jemi larg, po e ndiejmë shumë mungesën e njëri-tjetrit, jemi mësuar që të jemi gjithë kohën bashkë.

Ajo çfarë shfaqet në video është pak a shumë marrëdhënia që ne të dy kemi gjithë kohën. Jemi shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe zënkat ndodhin shumë rrallë, madje dhe në momentin që debatojmë për diçka, pas gjysmë ore e kemi harruar çfarë ka ndodhur dhe vazhdojmë gjërat tona normalisht”.

Por, a bëhet xheloze ajo me një burrë parukier, që ka kliente shumë vajza të bukura? Gerta përgjigjet: “Florenti nuk ka afrimitet me asnjë femër tjetër përveç meje. Çdo marrëdhënie tjetër që ka me femrat është si dikush që i shërben klientit të vet. Ai nuk quhet afrimitet, ajo është punë”. (Qesh)

Në lidhje me burrin që ka zgjedhur të ketë në krah, ajo thotë: “Jam 100% e sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur. Nuk kam asnjë dyshim që Florenti është personi ideal për mua, nuk ka më të mirë se ai. Sa për bashkëjetesën në Norvegji, do ta cilësoja si jetë familjare. Gjithë kohës jam me Florentin dhe kur dalim jemi përsëri së bashku. Mua, për vete, më duket fiks si jeta e dikujt që është familjar”.

Pas

Të shtëna në qytetin e Elbasanit/ Plu mbi qorr bie në shtëpinë e një çifti pleqsh

Para

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Para
Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

nga Fast News
12:08 | 21/09/2025
0

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

nga Fast News
11:57 | 21/09/2025
0

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

nga Fast News
11:29 | 21/09/2025
0

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

nga Fast News
09:51 | 21/09/2025
0

Recent News

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

12:08 | 21/09/2025
Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

11:57 | 21/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar