Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë mbrëmjen e së mërkurës në një apartament në bulevardin ”Dyrrah” të qytetit bregdetar për të shpëtuar një të moshuar.
Ishin fqinjët e saj që dhanë alarmin pasi gruaja nuk u përgjigjej dhe dera e saj ishte e mbyllur.
Ndërkohë që për të hyrë në apartamentin e saj në katin e katërt kanë ndërhyrë zjarrfikësit nga jashtë.
Hyrja në banesë është bërë përmes njërës nga dritaret dhe zjarrfikësit e kanë gjetur të shtrirë në dysheme.
Gruaja ka pasur probleme shëndetësore dhe jetonte vetëm. Menjëherë është thirrur autoambulanca dhe e moshuara është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.





