• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Shifra të frikshme/ 13 654 tërmete në botë në 2020-n

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti ‘tund’ Durrësin që në mëngjes, ja sa ishte magnituda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2020 në të gjithë botën janë regjistruar 13 654 tërmete me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ose më shumë, më i forti prej të cilëve është regjistruar në SHBA.

Rreth 500 mijë tërmete të vogla ose të mëdha ndodhin në Tokë çdo vit, prej të cilave rreth 100 mijë ndihen, ndërsa vetëm rreth 100 prej tyre shkaktojnë dëme.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti më i fuqishëm i vitit ndodhi në shtetin amerikan të Alaskës më 22 korrik 2020, me një magnitudë prej 7,8 ballësh.

Ekspertët në USGS-së theksojnë se arsyeja pse regjistrohen më shumë tërmete sot se në të kaluarën është sepse ata marrin më shumë të dhëna për stacionin sizmik me zhvillimin e teknologjisë.

 



 

Në vitin 1931, kishte 350 stacione sizmike në Tokë për të regjistruar tërmete, por sot kjo shifër ka shkuar në mijëra.

Tërmetet, sipas formimit të tyre, ndahen në tre kategori: tërmete tektonike, vullkanike dhe tërmete kolapsi, ndërsa lëkundjet tektonike spikasin si lloji më shkatërrues i tërmetit për nga ashpërsia dhe magnituda.

Lëvizjet në thyerjet në koren e Tokës përbëjnë pothuajse të gjitha tërmetet që ndodhin në të gjithë botën.

Zona e tërmeteve në Paqësor, e quajtur gjithashtu “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, njihet si zona më intensive e tërmeteve, në të cilën ndodhin 90% e të gjitha tërmeteve në të gjithë botën, përfshirë edhe 81% e tërmeteve të mëdha.

“Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, e gjatë 40 kilometra dhe që ka formën si një “patkua”, shtrihet në skajet e Pellgut të Oqeanit Paqësor dhe gjithashtu përmban rreth 75% të vullkaneve aktive.

Në vitin 2020, në këtë zonë ndodhën 7 nga 9 tërmetet e mëdha me një magnitudë prej 7 ballë ose më shumë.

Sipas USGS-së, zona e dytë më e madhe e tërmeteve ku ndodhin 5 deri 6% e të gjitha tërmeteve në të gjithë botën, përfshirë 17% e tërmeteve të rënda, është rajoni i Himalajeve.

Ndërkohë, tërmeti më shkatërrues i regjistruar deri më tani në botë është një tërmet me magnitudë 9,5 ballë në vitin 1960 në rajonin Valdivia të Kilit.

Gjithashtu, një tjetër tërmet shkatërrues ka ndodhur në vitin 2004 në Sumatra, Indonezi me një magnitudë prej 9,1 ballë./Balkanweb/

Pas

E pabesueshme/ Ja si stërviten truprojat që ruajnë figurat e njohura publike (VIDEO)

Para

Kjo femër nuk di të ndalet/ E arratisur, Fjolla Morina poston foto me aktorin e famshëm

Para
‘Mos e paragjykoni’ Ish-deputeti i del në mbrojtje Fjolla Morinës: Është nënë, punoi për të rritur fëmijët

Kjo femër nuk di të ndalet/ E arratisur, Fjolla Morina poston foto me aktorin e famshëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar