Një sherr është shënuar ditën e sotme në zonën e Bllokut, mes dy personave.
Sipas policisë, bëhet me dije se një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se me qytën e pistoletës ka goditur shtetasin Edison Xhediku, 39 vjeç. Fatmirëisht, ky i fundit nuk ka pësuar lëndime.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.