• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ka qenë xhelat i komunizmit” Meta dekoroi babain e Andi Bushatit, vjen reagimi i fortë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka qenë xhelat i komunizmit” Meta dekoroi babain e Andi Bushatit, vjen reagimi i fortë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Nebil Çika i ka drejtuar sot një letër presidentit Ilir Meta duke u shprehur i indinjuar në lidhje me dekoromin që Kreu i Shtetit bëri ndaj Mehdi Bushatit me titullin “Kalorës i Flamurit”.

Mehdi Bushati është njëkohësisht dhe babai i analistit të njohur Andi Bushati.

Më poshtë është dhe foto e MEtës duke dekoruar autoritete të ndryshme midis tyre dhe Mehdi Bushati për të cilin pati një reagim të menjëhershëm nga kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë duke e cilësuar si një ”xhelat” i cili ka kryer torturime dhe vrasje në periudhën e komunizmit.

Kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika e konsideron këtë si një fyerje publike nga ana e Presidentit ndaj viktimave të komunizmit. ”Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.”- shkruan ndër të tjera Kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë.

Ndër të tjera Nebil Çika i kujton Presidentit edhe fjalën e tij që mbajti gjatë ceremonisë së dekorimit te dy të mbijetuarave të kampit komunist të shfarosjes ne Tepelene në 23 Gusht 2018, ku i kishte vënë në dukje gabimet e mëparshme të presidentit duke dekoruar persona të cilët kanë qenë pjesë e regjimit komunist.

Tiranë më 31 .03. 2021 Protestë

Proteste: Presidentit te Republikës z. Ilir Meta

  1. President !

Me indinjate te thellë morëm vesh dekorimin nga Ju me titullin e lartë “Kalorës i Flamurit “ të një prej xhelatëve me famëkeq te Sigurimit te Shtetit Mehdi Bushati .

Personi qe ju keni dekoruar është autor i shume krimeve te komunizmit , arrestime ,torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit. Krimet e tij ne ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar klasifikohen si “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid “ dhe nuk parashkruhen . Ne kemi qindra prova, dokumente zyrtare e dëshmi publike te viktimave që provojnë autorësinë e krimeve të tij

Vlerësojmë se ky veprim i juaji ( jo i vetmi ) është një fyerje publike e zyrtare nga na e kreut të shtetit Shqiptar ndaj viktimave të krimeve komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi .
Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.

Nuk mund të pretendoni të jeni garant i kushtetutës , lirisë dhe demokracisë kur me veprime te tilla nderoni e respektoni te kundërtën e këtyre . gjene me të keqe që i ka ndodhur ndonjë herë në histori kombit e popullit shqiptar. Dekorimi nga ana Juaj i hanxharëve te përgjakur të diktaturës komuniste është një akt i pa pranueshëm nga na jonë dhe prova që shteti shqiptar dhe ju personalisht nuk jeni shkëputur nga diktatura komuniste e sa e keni vullnetin politik për ta bere këtë

Dua tiu kujtoj ato që iu thash sy për sy faljen time gjatë ceremonisë se dekorimit te dy të mbijetuarave të kampit komunist të shfarosjes ne Tepelene në 23 Gusht 2018 : ” …Z, President është këtu edhe për të dekoruar disa të mbijetuar të Kampit te Tepelenës dhe shumë mirë po bën . Por ka ndodhur në të shkuarën ,shpresoj të mos ndodh më, që institucionet shtetërore Presidenti ,qeveria etje sa here që dekorojnë njerëzit tanë ,viktimat e krimeve te komunizmit, shkojnë ne Tirane dhe dekorojnë edhe autoret e këtyre krimeve . Sot Enver Hoxha dhe gjithë banda e tij kriminale janë heronj dhe tituj te tjerë, te dhëna nga shteti shqiptar .Shpresoj qe kjo te mos përsëritet më….ndajeni mendjen ,o me viktimat o me xhelatët … “.

Me këtë dekorimin por edhe te tjerë me parë duket që Ju e keni marrë vendimin tuaj për të qenë me xhelatët .
Z. President! Dy javë më parë kam kërkuar nga Ju të dekoroni një nga legjendat e gjalla të qëndresës sonë antikomuniste, ish të burgosurin politik Qani Sadiku, nënkryetar i Këshillit Kombëtar e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politik te Shqipërisë.

Pas dekretit tuaj për te dekoruar një xhelat nga me famëkeqit të “ Sigurimit të Shtetit “ e tërheq përfundimisht kërkesën time për dekorimin e z. Sadiku. Nuk mundet ti jepni te njëjtën dekorate edhe xhelatëve edhe viktimave e martirëve, kjo është me shume se hipokrizi.

Për ne është një krim i komunizmit, mëshumë Sa të jem un kryetar i te përndjekurve politike antikomunistë dhe ju President i Republikës kjo nuk do të ndodhe me në asnjë rast e rrethanë.

Pas

Ishte vaksinuar, 60-vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë

Para

Mamaja në lidhje direkte, i biri “rrëmben” vëmendjen e publikut/ Moment i jashtëzakonshëm për moderatoren e njohur

Para
Mamaja në lidhje direkte, i biri “rrëmben” vëmendjen e publikut/ Moment i jashtëzakonshëm për moderatoren e njohur

Mamaja në lidhje direkte, i biri "rrëmben" vëmendjen e publikut/ Moment i jashtëzakonshëm për moderatoren e njohur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar