• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Fitore kombëtare/ Si u ndërtua koalicioni Çamo-Grek i Lulzim Bashës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Fitore kombëtare/ Si u ndërtua koalicioni Çamo-Grek i Lulzim Bashës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Lulzim Basha ka regjistruar koalicionin e tij politik për zgjedhjet e 25 prillit. Për herë të parë ndodh që grekët e PBDNJ dhe Çamet e PDIU të jenë së bashku në një koalicion, dhe për këtë ka meritë Luli, por më shumë edhe Edi Rama.

Le të shohim faktet që flasin për këtë koalicon midis atyre që e quajnë veten të persekutuar nga grekët dhe vetë persekutorëve që tani janë bashkë krah njëri tjetrit. Atë që politika nuk e ka zgjidhur dot prej më shumë se 75 vitesh e zgjidhi Lulzim Basha me ndihmën e Edi Ramës. Faktet dhe detajet politike na tregojnë pse është krijuar aleanca Çamo-greke, nën hijen e Lulit dhe mandateve që ai do falë.

Në vitin 2005, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha e mori PBDNJ në qeveri, i dha një ministri që e mbajtën 4 vite. Në vitin 2009, Vangjel Dule del nga qeveria pas një vizite të Jorgo Papandreut në Tiranë i cili mbështeti hapur Edi Ramën. Dule iku me komandën e ardhur nga Greqia, në zgjedhje merr gati 18 mijë vota minimumi historik i kësaj partie që nga themelimi i saj.

Në zgjedhjet e vitit 2009, PBDNJ garon me PS, ndërsa Berisha fut në koalicion PDI e themeluar dhe drejtuar nga Tahir Muhedini, partia e çamëve e cila mori një mandat dhe gati 15 mijë vota dhe hyn në qeveri me PD. Më pas Shpëtim Idrizi krijon një tjetër parti çame që e quan PDU, dhe të dyja bashkë shkrihen në një në shkurt të vitit 2011 duke u quajtur PDIU.

Në zgjedhjet e vitit 2013, çamët e PDIU garojnë në krah të PD dhe sigurojnë gati 45 mijë vota, PBDNJ në aleancë me PS, bie akoma në vota vetëm 14 mijë dhe sërish një mandate i dhuruar. PBDNJ vjen në qeverisje, Dule zgjidhet nën/kryetar i kuvendit.


Në maj të vitit 2015 Vangjel Dule largohet nga koalicioni, pikërisht për shkak të Shpëtim Idrizit të PDIU, i cili u emërua nën/kryetar kuvendi. Dule nuk pranoi të jetë më në të njëjtin nivel me Idrizin dha dorheqjen e deklaroi “Shkak për dorëheqjen, shndërrimi i institucioneve në plaçkë këmbimi. Institucionet janë kthyer në këmbime në tregun e aleancave fluide. Ky fenomen bie ndesh me parimet e mia politike. Falenderoj kolegët për bashkëpunimin e deritanishëm”.

LEXO EDHE:  Afera e inceneratorëve/ Basha: Po hetohet nga një prokuror i vetëm, deri tani s’ka veprime hetimore

Nga ai moment Vangjel Dule iu bashkua Lulzim Bashës i cili i fali mandatin e deputetit në vitin 2017, ku PBDNJ nuk garoi, por hyri në sqetullën e PD. Në po ato zgjedhje PDIU e Idrizit regjistron një tjetër rekord historik, duke kandiduar e vetme dhe siguruar 76 mijë vota nga të cilat gati 30 mijë në Elbasan, ku kandidonte Aqif Rakipi. Në Tiranë Shpëtim Idrizi siguron mbi 12 mijë vota por nuk merr mandat pasi nuk kap dot pragun për disa vota. Çamët pretendojnë se votat janë vjedhur nga socialistët dhe mandati është hequr me një skenar manipulimi.

Nga ai moment Edi Rama nxjer çamët nga qeveria ku i kishte futur në vitin 2015 dhe Idrizi i bashkohet opozitës të Lulzim Bashës, por i përçarë. Lind aleanca greko-çame nën hijën e PD, por as Idrizi e as Dule nuk shfaqen bashkë në një takim. Deputetët e PDIU kalojnë me qeverinë së bashku me disa eksponentë Idrizi dhe Mesila Doda mbajnë partinë zyrtarisht në opozitë.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, armiqtë historikë, për herë të parë do kandidojnë së bashku nën një koalicion, në një sigël PDIU dhe PBDNJ. Kjo për shkak edhe të sjelljes të Ramës, që mbajti Dulen në krah pastaj futi në qeverisje Idrizin, më pas iku njëri dhe ishte vetë Rama që largoi tjetrin. Por edhe për shkak të Bashës që në opozitë do i pranonte të dy pasi nuk kishte ku të shkonte dhe i shikon këto parti si forca që sjellin vota në thesin e opozitës./CNA.al

Pas

Morena Taraku rrënqeth me dedikimin për nënën/ Nuk e kishim parë kurrë në këtë gjendje

Para

Musa Ulqini largohet nga PS/ Nuk do të jetë pjesë e listës për zgjedhjet e 25 prillit

Para
Musa Ulqini largohet nga PS/ Nuk do të jetë pjesë e listës për zgjedhjet e 25 prillit

Musa Ulqini largohet nga PS/ Nuk do të jetë pjesë e listës për zgjedhjet e 25 prillit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar