• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ekspertët thonë se në garën globale kundër varianteve të reja të koronavirusit, është e domosdoshme të arrihet me shpejtësi imuniteti i tufës, duke vaksinuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Ju njohim me gamën e vaksinave që përdoren në SHBA dhe në vendet e tjera. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo sjell detaje.

Në Shtetet e Bashkuara, po përdoren tre vaksina: Pfizer / BioNtech, Moderna dhe Johnson & Johnson, e cila sapo i është shtuar arsenalit të përgjithshëm. Ekspertët amerikanë thonë se të gjitha janë çertifikuar në mënyrë të rreptë.

Mes vaksinave ka patur ndryshime në metodën e shpërndarjes si dhe disa debate rreth niveleve të efikasitetit.

J. Stephen Morrison, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare Skype

“Është pak e ngatërruar sepse vaksina J&J është 66 përqind efikase dhe njerëzit thonë: përse të mos marr Pfizer-in dhe Moderna-n që janë 95 përqind? ‘Përgjigjja është: Dakord, por provat me J&J janë bërë në një kohë më të vonë, kur dolën variante të tjera të virusit. Pra, meqenëse qëllimi është parandalimi i sëmundjes së rëndë apo vdekjes, të treja vaksinat janë jashtëzakonisht të mira, prandaj mos hezito të zgjedhësh cilëndo prej tyre,” thotë J. Stephen Morrison, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Vaksina britaniko-suedeze AstraZeneca, e krijuar bashkë me studiuesit e Universitetit të Oksfordit, po përdoret në të gjithë botën. Por kohët e fundit disa vende evropiane e pezulluan atë përkohësisht për shkak të shqetësimit se ajo mund të ishte e lidhur me disa raste të mpiksjes së gjakut. Pas një rishikimi javën e kaluar nga komisioni i sigurisë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinës iu hap përsëri drita e gjelbër.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

“Ne i inkurajojmë vendet të vazhdojnë ta përdorin këtë vaksinë të rëndësishme. AstraZeneca është veçanërisht e rëndësishme sepse përbën më shumë se 90 përqind të vaksinave që shpërndahen përmes nismës COVAX,” tha kreu i OBSH-së.

COVAX është një nismë e udhëhequr nga OBSH-ja për të ndihmuar në shpërndarjen e drejtë të vaksinave, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta.

Vaksinat janë disa llojesh. Disa janë krijuar me teknologji të vjetra, si ato me lëndë virale joaktive ose të dobësuar. Të tjera, si Moderna dhe Pfizer, mbështeten në metoda më të reja, siç është ARN-ja që u dërgon mesazhe qelizave. Eksperti i shëndetit publik William J. Moss shpjegon.

“Vaksinat me ARN dhe ato me adenovirus funksionojnë pak më ndryshe. Në vend që të injektojmë një proteinë ose tërë virusin e dobësuar, ne injektojmë recetën gjenetike. Kështu që qelizat tona prodhojnë proteinën tipike të koronavirusit dhe trupi krijon imunitet ndaj saj,” thotë William J. Moss i Universitetit Johns Hopkins.

Ekzistojnë një numër vaksinash të tjera si Sputnik V e Rusisë dhe disa të tjera të prodhuara në Kinë. Edhe pse ato kanë një rol të rëndësishëm, është me rëndësi që këto vaksina të kalojnë nëpër proceset e plota të mbledhjes së të dhënave, thotë Dr. Moss.

“Një nga sfidat do të thosha si me vaksinën Sputnik ashtu edhe me disa nga vaksinat kineze është se ato nisën të përdoren në disa vende para se të kryheshin të gjitha provat e fazës së tretë,” thotë Dr. Moss.

Por një numër vendesh po i përdorin tashmë vaksinat ruse dhe kineze, madje zyrtarët shëndetësorë në disa vende e kanë marrë të parët vaksinën, për t’u dhënë sigurime njerëzve. Kohët e fundit Sputnik V publikoi të dhëna shtesë, po ashtu edhe njëra nga kompanitë kineze të vaksinave, Cansino.

Deri tani, të dhënat e tyre kanë qenë pozitive.

Duke pasur parasysh sfidat e një pandemie globale, të kesh një portofol të gjerë vaksinash është diçka e mirë, thonë ekspertët e shëndetit.

“Një nga pengesat më të mëdha është kapaciteti prodhues. Na duhen 14 deri në 15 miliardë doza që të arrijmë imunitetin e tufës në të gjithë botën dhe këto janë shifra mjaft të mëdha”, thotë Stephen Morrison./VOA/

Pas

Nesër nisin punimet në lotin I të Unazës së Madhe/ Zbuloni si do të bëhet qarkullimi i mjeteve

Para

Rama: Nuk më doni mua? Shkoni përputhuni, e patë rrëmujën dje?

Para
Rama: Nuk më doni mua? Shkoni përputhuni, e patë rrëmujën dje?

Rama: Nuk më doni mua? Shkoni përputhuni, e patë rrëmujën dje?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar