• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Duka letër të hapur kryeministrit Edi Rama: Do të shpresoja shumë që ju të ndihmonit tifozët tanë të zjarrtë… 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Duka letër të hapur kryeministrit Edi Rama: Do të shpresoja shumë që ju të ndihmonit tifozët tanë të zjarrtë… 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i ka dërguar një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai i kërkon kreut të qeverisë që të bëjë të mundur lejimin e një numri të reduktuar tifozësh në ndeshjen që do të zhvillohet në 28 mars me Anglinë, në stadiumin “Air Albania”.

Duka në kërkesën e tij thotë  se kjo përballje do të jetë historike ndaj është thuajse e domosdoshme për imazhin e futbollit tonë që të ketë një prani tifozësh në stadium, qoftë edhe ata që janë vaksinuar, nëse të pavaksinuarit përbëjnë problem.

Letra e plotë e Armand Dukës

I nderuar zoti Kryeministër!

Uroj të kem vëmendjen tuaj të plotë, në prag të një përballjeje historike dhe të shumëpritur me Anglinë, që rikthehet në Shqipëri pas plot dy dekadash. Një përballje që prej javësh na ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore, ku imazhi i futbollit tonë pasqyrohet me nota shumë pozitive dhe shikohet në rritje të vazhdueshme.

Po ju drejtohem ju, sepse ne i kemi konsumuar të gjithë shkallët e procesit burokratik duke i shkruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga të cilët kemi marrë përgjigje refuzuese për praninë e një numri të reduktuar të tifozëve në stadium, siҫ e lejon dhe qeveria europiane e futbollit, UEFA.

I nderuar z. Kryeministër!

Duke parë që në vendin tonë shumë biznese me grumbullime masive njerëzish vazhdojnë aktivitetin normalisht, do të shpresoja shumë që ju të ndihmonit ekipin Kombëtar shqiptar dhe tifozët tanë të zjarrtë për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit Katar 2022. Ne kemi një stadium modern, me standartet më të larta botërore, që na lejon të kemi minimalisht 30% të tifozëve në stadium, duke mundësuar shmangien e ҫdo rreziku nga virusi Covid-19.

Nëse kjo prani e limituar tifozësh shikohet ende si një problem nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, atëherë do ju propozoja që të lejohen në stadium të gjithë personat që janë vaksinuar dhe kanë përfituar nga procesi i vaksinimit masiv që ju si Qeveri po zhvilloni në mbarë trojet shqiptare.

Duke marrë parasysh faktin se Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosi që grumbullimi i më shumë se 10 personave pas 25 marsit është i lejuar, jam besimplotë që ju do ta merrni në konsideratë këtë kërkesë në të mirë të futbollit shqiptar dhe dashurisë që kanë tifozët tanë për fanellën kuqezi.

Sinqerisht,

Armand Duka

Pas

LAJM I FUNDIT/ Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e radhës për vaksinën kineze

Para

Bilanci i Co vid-19 në 24 orë/ Ja sa të infektuar dhe viktima u regjistruan në vendin tonë

Para
Nuk kanë fund shifrat e larta/ Sërish rekord të infektuarish dhe humbjesh jete për 24 orë në Shqipëri

Bilanci i Co vid-19 në 24 orë/ Ja sa të infektuar dhe viktima u regjistruan në vendin tonë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar