Të gjithë personat që duan të bëjnë vaksinën anti-C OVID19 mund të aplikojnë tashmë në e-Albania.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një video ku tregohet hap pas hapi se si mund të aplikohet.
Ai shkruan se tashmë vaksinimi kundër virusit të rrezikshëm është vetëm një hap larg.
REAGIMI I PLOTE:
- e-Albania ju vjen në ndihmë për t’u regjistruar për vaksinimin
- Hapat e procedurës:
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për vaksinim Covid-19”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin “Dërgo”;
- Ju do të njoftoheni me SMS ose do të kontaktoheni nga mjeku i familjes për datën dhe vendin e vaksinimit.
- Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke monitoruar vaksinimin nga sheshi ‘Skënderbe’, u bëri thirrje qytetarëve që të lidhen me mjekun e familjes dhe të bëjnë një regjistrim në e-Albania.
- “Procesi i vaksinimit ka nisur normalisht. Do ta përfundojmë këtë betejë. Po vijojmë me synimin për të arritur vaksinimet që kemi vënë synim. Duhet të theksoj se të gjithë qytetarët që duhet të vaksinohen dhe duan të dinë se kur u vjen radha për tu vaksinuar, duhet të lidhen me mjekun familjar ose të bëjnë një regjistrim në E-Albania. Procesi po monitorohet dhe për efektet anësore. Ne e dinim që do të vinte shumë shpejt dita që do të arrinim këtu. Që në momentin e nisjes së pandemisë, kemi ecur me planin e veprimit, me strategji. kemi kapacitete për të arritur deri në 15 mijë të vaksinuar në ditë, në varësi të vaksinës, do ta rrisim numrin,”-tha Manastirliu.