Një konflikt fizik është shënuar ditën e sotme në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Alessandria”.
Sipas informacioneve, dy të rinj janë futur në ambientet e një bari dhe kanë dhunuar fizikisht një person tjetër, i cili ka qenë duke konsumuar një kafe.
Pasi e kanë qëlluar disa herë, autorët janë larguar me shpejtësi nga lokali.
Pas kësaj, policia ka mbërritur në vendgjarje dhe bëhet e ditur se personi në fjalë ka pësuar lëndime dhe po merr mjekim në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas ai bashkë me dy personat e tjerë të përfshirë në këtë sherr do merret në pyetje në komisariat për të kuptuar si ka nisur konflikti.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se e gjitha ka nisur pas një grindjeje të momentit.