Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Lëvizja e papritur/ Opozita letër ministrit të Brendshëm për kartat e identitetit dhe pasaportat

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Lëvizja e papritur/ Opozita letër ministrit të Brendshëm për kartat e identitetit dhe pasaportat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Opozita e Bashkuar i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi dhe për dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE.

Në të kërkohet shtyrja e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021.

Me anë të kësaj letre Opozita e Bashkuar i kërkon Ministrisë së Brendshme marrja e masave për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë deri më 30 prill 2021.

Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi ngrihet shqetësimi për konstatimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë.

“Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë në total 1,062,000 shtetas të cilët rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve”, – thuhet në letër.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas letrës së opozitës pamundësia ekonomike dhe koha e shkurtër për të mundësuar paisjen me karta identiteti qytetarët shqiptarë që u ka skaduar mjeti i identifikimit që mundëson votimin në zgjedhjet e 25 prillit kërkohet marrja e masave të njëjta me ato të ndërmarra me ligjin nr. 11/2019, datë 05.03.2019 “Për një shtesë në Ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, ku për shkak të zgjedhjeve lokale u vendos shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Për shkak të natyrës urgjente ndërhyrja mund të bëhet me Akt Normativ, ku të parashikohet një dispozitë tranzitore në ligjin nr. 8952/2002, me përmbajtje si vijon: “Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 dhe që përfundojnë brenda datës 25 Prill 2021, zgjatet deri në datën 30 Prill 2021.”.

“Kjo masë nuk duhet të ndalë nxitjen tonë të përbashkët për shtetasit shqiptarë që të bëjnë rinovimin e dokumenteve të tyre të identifikimit. Mirëpo për efekt të garantimit të të drejtës kushtetuese për të zgjedhur, shtyrja e afatit të vlefshmërisë është një masë proporcionale dhe e domosdoshme, që duhet të ndërmerret pa vonesa të mëtejshme në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote“, – thuhet në letrën drejtuar ministrit të Brendshëm.

Pas

“Nëse e duan kaq shumë Albinin” Kreshnik Spahiu thirrje demokratëve: Ja cilën parti të votojnë në 25 prill

Para

“Gjysma e fshatrave janë izoluar” Xhelal Mziu flet i shqetësuar nga Dibra: Nuk kanë ku marrin ushqime

Para
“Gjysma e fshatrave janë izoluar” Xhelal Mziu flet i shqetësuar nga Dibra: Nuk kanë ku marrin ushqime

“Gjysma e fshatrave janë izoluar” Xhelal Mziu flet i shqetësuar nga Dibra: Nuk kanë ku marrin ushqime

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora