Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kam një lajm për ju” Ambasadorja Kim reagon pas arrestimeve të SPAK dhe bën paralajmërimin e fortë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Kam një lajm për ju” Ambasadorja Kim reagon pas arrestimeve të SPAK dhe bën paralajmërimin e fortë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim, ka dhënë komentin e saj pas arrestimeve me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës.

Ajo thekson se Reforma në Drejtësi nuk është një mrekulli, është punë e vështirë hap pas hapi, do të ketë dështime rrugës por duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ecim përpara.

Në mesazhin e saj,  kryediplomatja amerikane iu drejtohet të gjithë skeptikëve, që besojnë se SPAK nuk do të funksionojë, duke iu thënë se e kanë gabim.

DEKLARATA E PLOTE E AMBASADORES YURI KIM

Sikurse jeni në dijeni, unë shpesh flas për marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e bëj këtë në emër të tri prioriteteve: demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Dhe erdha sot në Portin e Durrësit sepse këtu është vendi ku këto tri prioritete – demokracia, mbrojtja dhe biznesi – bashkohen. Demokracia në kuptimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pata mundësinë të bisedoja me drejtorin e autoritetit portual si dhe me atë të doganave. Kemi rënë dakord gjithashtu që janë disa hapa praktikë që mund të ndërmerren në mënyrë që të mbyllen disa pika të verbra.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pres me kënaqësi që të rikthehem së shpejti dhe të shoh se ku është bërë përparim dhe gjithashtu se ku Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje. Për sa i përket çështjes së mbrojtjes, kjo vizitë është në vijim të vizitës së Gjeneralit Jerrard javën e kaluar. Siç e dini, stërvitja Defender 21 do të jetë një nga stërvitjet më të mëdha që do të zhvillohet në Ballkan dhe presim që shumë prej aktiviteteve të zhvillohen në dhe përmes Portit të Durrësit. Për sa i përket çështjes së biznesit, sikurse jeni në dijeni Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Shikoj potencial të madh për më shumë investime nga SHBA, investime të mëdha nga SHBA. Sikurse e kam thënë më parë, kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen e transparencës së proceseve. Për këtë arsye reforma në drejtësi është e rëndësishme.

Nuk është një çështje morale, është një çështje biznesi. Dhe për të gjithë ata skeptikë që kanë thënë se asgjë nuk ka për të ndodhur, që reforma në drejtësi nuk do të ndodhë, që SPAK nuk ka për të funksionuar asnjëherë, kam një lajm për ju: e keni gabim. Do doja të shikonit të gjitha hapat që ka ndërmarrë SPAK, çështjet që ka hapur, përfshi sot në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli; është punë e vështirë, hap pas hapi, do të ketë dështime rrugës, por duhet të mbështesim njëri-tjetrin rrugës dhe të ecim përpara. Është edhe diçka që e kam theksuar edhe më herët, se është e rëndësishme që ta shtyni veten, ta detyroni veten që të keni më shumë shpresë se sa skepticizëm. Prandaj, përqendrohuni tek faktet, shihni se çfarë është duke bërë SPAK, çfarë është duke bërë policia dhe mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda.

Pas

7 gjëra që njerëzit me vetëbesim i thonë gjithmonë

Para

“Kujdes, dikush do ju fusë në rrugë të gabuar” Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Para
“Kujdes, dikush do ju fusë në rrugë të gabuar” Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

“Kujdes, dikush do ju fusë në rrugë të gabuar” Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

nga Fast News
13:30 | 04/04/2026
0

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

nga Fast News
13:11 | 04/04/2026
0

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

nga Fast News
13:00 | 04/04/2026
0

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

nga Fast News
12:10 | 04/04/2026
0

Recent News

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

13:30 | 04/04/2026
Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

13:11 | 04/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora