Nuk janë të pakta historitë e rralla më kafshët në të gjithë botën.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe së fundmi në Frankfurt të Gjermanisë.
Bëhet fjalë për një kalë të quajtur Jenny, i cili ecën vetëm përditë çdo mëngjes.
Ai kalon në të njëjtën rrugë për 14 vite rresht, pasi pronari i tij 79 vjeçar nuk mund ta kalërojë dot më.
Njerëzit e shohin në rrugë, e përkëdhelin dhe i japin dashuri. Vendasit e trajtojnë atë si një ‘njeri’ të famshëm. Ata i kanë vënë edhe një mbishkrim. “Emri im është Xheni. Unë nuk jam larguar, jam vetëm duke ecur dhe pronarët e mi e dinë këtë. Faleminderit. Faleminderit. ′
Policia lokale e njeh atë, nuk ka pasur aksidente për 14 vjet dhe veterineri i fshatit kontrollon rregullisht kalin për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Një kafshë e lumtur që jeton në një vend normal dhe ku kafshët “flasin”.