• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Aksioni në Gjykatën e Krujës/ SPAK jep informacionin zyrtar: Ja kush janë 10 të arrestuarit (EMRAT)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Aksioni në Gjykatën e Krujës/ SPAK jep informacionin zyrtar: Ja kush janë 10 të arrestuarit (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga aksionet më të bujshme ndaj figurave të drejtësisë në vend u zhvillua mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë një njoftim zyrtar për operacionin në fjalë.

Për pasojë janë arrestuar 10 persona, përfshirë gjyqtaren e njohur të Krujës Enkelejda Hoxha si dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal nga policia gjyqësore e Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi, të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

 



Pas

U arrestua nga SPAK/ Kush është Enkeleda Hoxha, gjyqtarja e shumëpërfolur që liroi të dënuarit përjetë

Para

“Duke filluar që sot” Pas skandalit të ‘Tires’, Ministria e Shëndetësisë merr vendimin drastik për spitalin Infektiv

Para
“Duke filluar që sot” Pas skandalit të ‘Tires’, Ministria e Shëndetësisë merr vendimin drastik për spitalin Infektiv

“Duke filluar që sot” Pas skandalit të ‘Tires’, Ministria e Shëndetësisë merr vendimin drastik për spitalin Infektiv

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar