• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Vajzat shqiptare që shesin trupin online: Është punë, për 4 muaj mora 1500 dollarë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Vajzat shqiptare që shesin trupin online: Është punë, për 4 muaj mora 1500 dollarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me kushtin e vetëm, që të ruhet konfidencialiteti.

“Ndodhi sepse kisha nevojë për para. Nuk është se dëshiroja të zhv.ishesha apo të postoja foto të vetes”, shprehet A., një vajzë rreth të 25-ave, e cila jeton në Tiranë. Për shkak të koronavirusit, ajo hu.mbi punën në një kompanitë turistike dhe filloi të postojë foto gjysmë-n.udo në një rrjet social.

“Aplikova për punë por ishte gati e pamundur të gjeja një të tillë”, shprehet ajo për Gazetën “Si”. A. më vonë krijoi një llogari në “OnlyFans” me rekomandimin e një mikut të saj.

Në këtë platformë, ndjekësit (followers) paguajnë një tarifë abonimi mujor (25 $ në muaj) për të pasur akses në fotot, videot ose transmetimet e drejtpërdrejta, ndërkohë që kompania merr 20% komision. Pavarësisht se platforma, tashmë e bërë e njohur për pastime gjysmë-nu.do apo nudo nuk u drejtohet vetëm njerëzve që shesin imazhe nud.o, shumë përdorues të OnlyFans e bëjnë diçka të tillë.

Ajo çfarë është për t’u vërejtur është se mes personave që postojnë foto ka edhe nga Shqipëria. E tillë është dhe K., një vajzë 18-vjeçare, e cila është bërë pjesë e platformës, ndërsa poston me ‘nick-name’. A. rrëfen se ka fituar 1500 dollarë brenda një periudhe prej katër muajsh, ndërkohë që foto të ngjashme poston edhe në llogarinë e saj në Instagram.

“Është punë. Përmes diçkaje të tillë paguaj qiranë dhe nevojat e mia të përditshme”, shpjegon ajo, ndërsa shton, se ajo nuk pranon dhe refuzon kërkesa për të postuar foto apo video, të cilat janë qartazi veprime se.k.suale, porse pohon, se ka shumë të rinj, që e bëjnë diçka të tillë.

A. vëren se e ka mbajtur të fshehtë këtë “punë” të saj nga miqtë më të afërt, pasi në të kundërt do të etiketohej prej tyre si një lloj pro.st.itute, por pohon se numri i atyre që shesin foto nu.do në rrjete sociale është vërtet i madh.

“Ka nga ata, që postojnë gjithçka në mediat sociale. Mendoj se shumë të rinj e shohin thjesht si mundësi punësimi në një kohë kur është e vështirë të gjesh punë.” Mbase për këtë arsye, pavarësisht paragjykimeve, “shitja e nu.dove në internet, kohët e fundit është bërë diçka më e dukshme dhe më e pranueshme socialisht.”

“OnlyFans”, një platformë media sociale, që lejon njerëzit të shesin foto n.udo të vetes së tyre ka njohur një ‘boom’ gjatë periudhës së pandemisë. Por ndërkohë, “konkurrenca” brenda platformës, do të thotë se fitimet individuale kanë rënë. S., e cila e humbi punën e saj në qershor, një nënë e vetme e një djali dyvjeçar duhej të kujdesej për të dhe si zgjidhje financiare gjeti pikërisht krijimin e një llogarie në platformë dhe shitjen e fotove nudo apo thjesht me të brendshme atje.

Në OnlyFans përdoruesit shesin përmbajtje origjinale ndaj atyre që e ndjekin faqen përkundrejt pagesës. “Njerëzit mendojnë se të bësh foto n.udo dhe t’i postosh është e lehtë, por është punë e vështirë. Është një punë e vërtetë”,– komenton A.

Pas

Frikë nga rritja e rasteve të reja/ Ky është shteti që zgjat masat e izolimit deri në shkurt

Para

Pandemia e virusit/ Çfarë ka ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri

Para
Pandemia e virusit/ Çfarë ka ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri

Pandemia e virusit/ Çfarë ka ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar