• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Meta po pengon projektin e ri” Presidenca i përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk do lejojmë që fondet e shtetit të përdoren për qëllime elektorale

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Meta po pengon projektin e ri” Presidenca i përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk do lejojmë që fondet e shtetit të përdoren për qëllime elektorale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vlorë, nga ku ka inspektuar tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, theksoi se kërkohet një firmë nga presidenti Ilir Meta për ta përfunduar.

Menjëherë kryeministri ka deklaruar se nuk ka dashur të bëjë një debat publik por nuk kupton pse Meta e ndalon këtë projekt vetëm për një firmë.

Pak momente më parë ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Presidencës me anë të zëdhënësit të saj Tedi Blushi.

Ky i fundit shprehet se se akuzat e Ramës janë inskenime dhe deklarata të papërgjegjeshme që bëhen për përfitime elektorale. Sipas Presidencës, kryeministri synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës.

Blushi thotë se Meta i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku evidentohet se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë.

REAGIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT

Pas inskenimeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, të bëra sot në Vlorë, nga Kryeministri ende në detyrë, për nevoja të propagandës së tij elektorale, jemi të detyruar të bëjmë publik qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Mbi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”.

Nga kjo letër, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, evidentohet qartë se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë.

Është tashmë e qartë se, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme, që Qeveria ka në proces.

Presidenti Meta, sikundër ka bërë publike, është i vendosur dhe nuk do të tolerojë në asnjë rast shkeljen e Kushtetutës.

Presidenti Meta, garanton qytetarët e Qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë se është i vendosur të mbrojë interesin publik dhe njëkohësisht do të respektojë kërkesat e tyre për investime publike, pa i lënë shteg Kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale.

Pas

“Më tërhiqte me shalët e gjata” Cekja rrëfen momentin e sikletshëm në filmin e fundit: Koka ime si lavjerrës te b*tha e saj

Para

Lëvizjet e fundit në qeveri/ Baton Haxhiu tregon arsyen pse Rama largoi 2 ministrat nga Kosova

Para
Lëvizjet e fundit në qeveri/ Baton Haxhiu tregon arsyen pse Rama largoi 2 ministrat nga Kosova

Lëvizjet e fundit në qeveri/ Baton Haxhiu tregon arsyen pse Rama largoi 2 ministrat nga Kosova

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

nga Fast News
08:51 | 10/11/2025
0

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

Recent News

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

08:51 | 10/11/2025
Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar