• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Largimi i Nasip Naços te PS/ Flet për herë të parë Kryemadhi, ja si e komenton këtë lëvizje

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Largimi i Nasip Naços te PS/ Flet për herë të parë Kryemadhi, ja si e komenton këtë lëvizje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas largimit të Nasip Naços nga LSI për te PS, ka ardhur dhe reagimi i Monika Kryemadhit.

Kjo e fundit për herë të parë ka dkelaruar se nuk ka asnjë emocion mbi largimet dhe i cilësoi ato si normale në jetën politike.

Kryetarja e LSI theksoi për Syri Tv se kjo është një arsye dhe për të cilat bëhen zgjedhjet për të ndryshuar elitat por dhe për të zgjedhur njerëz të rinj.

Pyetje: Zonja Kryemadhi, si ndiheni kur shikoni ministrat e LSI-së të zgjedhur nga Ilir Meta, ikin një e nga një te Edi Rama?

Kryemadhi: Nuk kam asnjë emocion, fare.

Pyetje: Një gjykim nuk keni për këtë gjë?

Kryemadhi: Risia që ka sjellë LSI-ja në jetën politike shqiptare është që asnjëri nuk është i përjetshëm dhe aq më shumë pushtetarët. Ne në politikë duhet të japim maksimumin tonë. Në momentin që ne nuk japim, por dëmtojmë, sigurisht që duhet t’i hapim krahun më të rinjve, më të aftëve, më të shkolluarve dhe më me prezencë në jetën politike dhe të një partie politike.

I përjetshëm jo, por edhe kaq të përkohshëm, të rrinë sa të bëhen ministra dhe pastaj të ikin, duam apo s’duam elektorati sigurisht ka pikëpyetje…

Prandaj partitë politike bëjnë zgjedhje brenda partive, zgjedhin strukturat, zgjedhin drejtuesit. Prandaj shqiptarët bëjnë zgjedhje, të ndryshojnë klasën politike, të ndryshojnë Parlamentin, të ndryshojnë qeveritë. Të zgjedhin  njerëz më me shkollë, të zgjedhin njerëz më të ditur. Se mund të jesh edhe pa shkollë, por je njeri i përulur. Mund të jesh njeri me shkollë shumë por nuk di të sillesh me njerëzit. Pra janë qytetarët ata që vendosin.

Dhe tjetra, në politikën shqiptare mos u çudisni për hyrjet dhe daljet, nuk ka absolutisht asnjë lloj impakti në jetën e shoqërisë, sepse të jeni të bindur qoftë largimet politike qoftë të individëve të caktuar në LSI, në PS apo në Partinë Demokratike, ju e dini shumë mirë sepse ne kemi figura edhe të Partisë Demokratike që janë larguar edhe pse kanë qenë për 20 vite në pushtet me këtë forcë politike, por kanë ikur në krahët e Edi Ramës.

Thelbi kryesor i të gjithë moralit të politikës shqiptare është që të gjithë ne duhet ta kuptojnë që asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm. LSI është një parti politike, e cila ecën shpejt, duhet të ecësh me ritmin e saj, duhet të ecësh me filozofinë e saj. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një moto: Është partia e të rinjve dhe të rejave. Sado të duam ne, nëse edhe unë bashkë me Petrit Vasilin dhe Luan Ramën që jemi tre më të vjetrit në LSI përsa i përket angazhimit, duhet ta kuptojmë që ajo parti nuk është e jona. Moralisht dhe parimisht LSI është e vetmja parti politike që i qëndron jo vetëm deklaratave të saj, por marrëveshjeve të saj.

Pas

“Nuk mund ta ndalin” Lëvizja Vetëvendosje konfirmon lajmin: Albin Kurti do të kandidojë në zgjedhje

Para

Dikur e përdornim ujin e shiut dhe ja pse bënim kaq mirë

Para
Dikur e përdornim ujin e shiut dhe ja pse bënim kaq mirë

Dikur e përdornim ujin e shiut dhe ja pse bënim kaq mirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar