• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Jam e tronditur” I mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes që e la të vdiste, zbardhet dëshmia e Tire Alldervishit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Jam e tronditur” I mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes që e la të vdiste, zbardhet dëshmia e Tire Alldervishit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sanitarja Tire Alldervishi që u hoq si infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke i zhvatur 8 milion lekë vajzës së një pacienteje me C OVID19 pa u kujdesur fare për të dhe duke e lënë të vdiste, mësohet se nuk ka thënë asnjë fjalë përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Sipas informacioneve ajo është shoqëruar për në komisariat gjatë mesnatës së të martës, vetëm disa orë pasi emisioni investigativ “Stop” shfaqi videon kur ajo komunikonte me vajzën që nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shuma të konsiderueshme parash për kurimin e nënës së saj.

Gjatë ditës së djeshme edhe pse policia i ka vënë në dispozicion avokat kryesisht 59-vjeçarja nuk ka folur asnjë fjalë përpara hetuesve përveç faktit që është e tronditur. “Nuk kam asgjë për të thënë jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, mësohet se ka thënë Alldervishi përpara hetuesve. Në këtë mënyrë sanitarja Alldervishi as ka pranuar dhe as ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj saj, duke zgjedhur të flas në një moment tjetër.

Ndërkohë, ajo pritet që në minutat në vijim të transportohet nga ambientet e paraburgimit, për në Gjykatën Penale të Tiranës për tu njohur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj saj, dhe masën e sigurisë që gjykata do caktojë. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se prokuroria për 59-vjeçaren do kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa përsa i përket akuzës sanitarja do akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”, dhe dyshohet në bashkëpunim, por nga materiali referues që policia i ka dërguar prokurorisë nuk rezultojnë ende të zbardhur emra të tjerë.

Fax news ka mësuar se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, nën hetim janë vënë edhe 4 punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në ditët në vijim prokuroria pritet që të marrë në pyetje disa persona, punonjës në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas informacioneve të siguruara nga prokuroria, mësohet  se mes personave që do merren në pyetje nga do të jenë edhe mjekë e infermier të këtij spitali, i kthyer prej muajsh në spitalin COVID-2. Tire Alldërvishi, u vu në pranga, pasi duke u hequr si infermiere mashtroi një 30- vjeçare, vajza e një pacienteje me Covid-19, që po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ajo arriti ti merrte të resë rreth 8 milionë lekë të vjetra, me pretendimin se do kujdesej për nënën e saj. Burime thanë se vajza e të ndjerës ka bërë denoncimin në polici, disa orë përpara se të transmetoheshin pamjet në një emision investigativ. Përveç pamjeve të emisionit të transmetuar mbremjen e së martës, policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, që konfirmojnë takimin e vajzës me sanitaren.

Pas

“Nano bënte për çerek ore, atë që Berisha bënte për një vit” Neritan Ceka krahason ish-kryeministrat

Para

Emocionuese/ Mjeku shqiptar bëhet baba pas 32 vitesh pritje, zbulon emrin ilir që i ka vënë të birit (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar