Një ngjarje tronditëse u shënua mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Në një lokal pranë sheshin “Agios Sostis” të kryeqytetit grek, mbeti i vdekur një person dhe u plagosën tre të tjera.
Ndërkohë mediat fqinje kanë arritur ta identifikojnë shqiptarin e vrarë.
Ai është 54 vjeçari Edmond Llangozi.
Gjithashtu të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihali.
Këto emra u janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare ku i është kërkuar informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë.
Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë.
Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka patur në fokus familjen Llangozi
E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare. Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë patur një konflikt verbal para vrasjes.
Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22 vjeç, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur ga aktivitete të paligjshme.
Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t’i ndihmuar dhe iu ka dalë para plumbave për t’i shpëtuar ata. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.