Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e cila aktualisht është drejtuese e Lëvizjes për Ndryshim, ka hedhur së fundmi akuza të forta në drejtim të krerëve të tre partive politike kryesore të vendit, duke u shprehur se ata janë bashkë dhe mbrojnë interesat e tyre.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Topalli i drejtohet ashpër kreut demokrat Lulzim Basha, duke theksuar se ai është një gënjeshtar dhe ka hyrë në politikë për të mbrojtur interesat e tij personale dhe ekonomike.
Sipas saj, Basha është armiku më i madh i demokratëve, duke shtuar se i qëndron të gjitha deklaratave që ka bërë më herët dhe bindjes së saj se kreu i PD nuk përfaqëson asnjë gjë në tregun shqiptar.
“Kur nxjerr Jozefinen ne instagram ka hallin e tij. Kur del ne RTV ka hallin e te treve! Ata jane bashke. Te tre jane bashke! Qe Lul Basha eshte genjeshtar, kete tashme nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptu!
Qe Lul Basha ka ardhur qe diten e pare me agjende ekonomike personale, kete e kam patur bindje qe diten e pare qe e kam njoft! Qe Lul Basha eshte armiku me i madh i demokrateve per shkak te asaj qe ben, por edhe mediokritetit te atyre qe arrin te artikuloje publikisht, kete nuk ka mbetur meme pa e zberthyer! I kam thene, u qendroj dhe do i qendroj çdo sekonde, bindjes sime për çka perfaqeson Luli Basha ne tregun shqiptar”, shkruan Topalli.
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim rikujtoi deklaratën e pak ditëve më parë që ajo bëri për përgatitjen e Dushkut 2021, duke theksuar se Rama e ka nxjerrë në Instagram pasi ka hallin e vet dhe ka lënë vetëm sekuencat që janë thënë për Bashën.
Për Topallin, Rama, Basha dhe Meta janë bashkë dhe po përgatiten që të manipulojnë zgjedhjet e 25 prillit.
“Por vini re me kujdes. Diten qe Jozefina Topalli akuzon treshen per pergatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh te zgjedhë per instagramin e vet veç sekuenca te asaj qe ka thene Jozefina Topalli per Lulzim Bashen.
Une keto dite argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kesaj rradhe opozitar) qe synon manipulimin e zgjedhjeve nepermjet deformimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor. Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpermjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Une thashe sic kam thene gjithmone qe ATA TË TRE JANE BASHKË.
Qe ata te tre jane bashke e kam thene edhe ne ate interviste te cilen e paska degjuar Zoti Rama (derisa i paska pelqyer çka un kam thene e perseritur aty per Luli Bashen). Ajo interviste eshte dhene kohe me pare e nuk i paska shpetuar vemendjes e as qenka fshire nga kujtesa e Kryeministrit”, shkruan Topalli.
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim shtoi më tej se kryeministri Edi Rama ka bërë investimin më të mirë kundër demokratëve dhe për të qëndruar në pushte, duke zgjedhur Bashën.
“Rama e gjeti dhe zgjodhi qe ta publikonte si sekuence ne instagramin e vet, tamam diten kur une zgjodha te flas publikisht per Dushkun2021! Sepse kur Rama zgjedh te dashur miq, di cfare zgjedh! Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashen!
I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha eshte investimi me i mire i Rames kundra demokrateve. Te dashur miq demokratë dhe shqiptare te mire kudo ku jetoni! Mos e keqkuptoni Ramen kur “zgjedh” t’ju bëjë te degjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e ben ngaqe vlereson Jozefina Topallin. Nuk e ben per ju”, tha ajo.
Topalli tha se nën qeverisjen e Ramës Bashës i janë shtuar vilat dhe i kanë lulëzuar bizneset e kunatit të tij, duke shtuar se kryeministri po bën atopolantin e saj pasi ka hallin e vet.
“Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi “bizneset” ne kohen e Rames. Me ndihmen e Rames dhe nen vezhgimin e sigurte te Rames kane Lulëzuar vilat e tij me gjith kunat. “Opozita” e lulezimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama!
Ndaj kujdes! Nuk e ben per ju, kur zgjedh qe instagrami i vet, te flase me zerin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mire! Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet.
Per hallet e treshes, ka RTV. Atje del rregullisht dhe i ve ata dy tjeret qe te shohin vete dhe degjojne live, se si gjithe ministrat i raportojne e shpjegojne se sa mire po u ecin investimet. Ata te tre jane bashke”, shkruan Topalli.