• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A kemi raste të variantit të ri të virusit në vend? Flet shefja e ISHP-së

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
A kemi raste të variantit të ri të virusit në vend? Flet shefja e ISHP-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shefja e Survejancës së ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se vendi ynë është larg imunitetit të tufës përballë pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për ‘News24’ Tomini tha se këto ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje të rasteve me COVID. Duke u ndalur tek masat anti-covid të vendosura nga qeveria para festave të fundivitit, Tomini tha se efektet e këtyre masave do të shihen në javët në vijim.

“Edhe nga të dhënat e deklaratat e MSH-së, ju keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive. Që pas fillimit të kësaj jave kemi pasur tendencë në rritje. Situata është në alert, pasi kemi transmetime. Efekti i masave ndërhyrëse në periudhën para festave, efektin e jep për një periudhë 2-3 javësh, ndonëse mund të kemi kryer organizime jashtë orës policore. Efekti do të shihet në javët në vijim. S’ka asnjë plan veprimi sa i takon uljes apo ngritje së testimeve. Aktualisht ky element është vënë re që nga tetori. Ka një tendencë në rritje javë pas jave. Nuk është asgjë e programuar.

Është e lidhur gjithçka nga hetimi. Ka oscilacione për ditët e pushimit, ka vatra dhe mikrovatra, që reflektojnë në numrin e testimit. Sa i përket mortalitetit mbetet në të njëjtat vlera. Javët e fundit ka një tendencë të uljes së rasteve të vdekjes. Vetëm 1 përqind e totalit pozitiv kërkojnë trajtim reanimator. Imuniteti i tufës do të ishte kënaqësi për të gjithë, do ishte arritje. Pandemia po vijon me valë të saj, me një intensitet ku transmetueshmëria është e lartë. Jemi larg imunitetit të tufës, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë.”, -tha Tomini.

Mes të tjerash specialistja e ISHP-së tha se deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të evidentuar me mutacionin e ri të COVID-19, që doli në Britaninë e madhe.

“Për t’ju thënë të vërtetën në momentin kur Britania e Madhe deklaroi mbi situatën e mutacionit, edhe Shqipëria pati një alert në nivel më të lartë, që u interpretua dhe me masat kundër këtij vendi. Duhet të theksohet se ISHP ka një historik edhe në kuadër të grupit, të testimit të varianteve të tij. Ky historik konsolidohet me kohën. Përmes testimeve ku konfirmohet një virus, por jo SARS-COVID, ato mostra merren dhe çohen në laboratorë që kemi akses, si në Berlin.

Deri tani nuk kemi raste të mutacionit. Deri në këto momente nga vlerësimet që kanë bërë studiuesit, kanë vënë re rritje të transmetueshmërisë. Studimet e pjesshme për imunitetin kanë treguar dhe vlerësuar situata të ndryshme në grupe të ndryshme, jo gjithë përfaqësuese. Studimet serologjike që janë bërë të pjesshme apo përgjithësuese, shpesh konsolidohen me studimet më të gjera. Shpresoj që të kemi studime më të gjerë, që të përfshijnë një popullatë më të gjerë.”, pohoi ajo.

Pas

Lajme të mira vijnë nga virusi në Kosovë, ulen sërish shifrat në 24 orët e fundit

Para

Ngjarje e pazakontë/ Spitali i tha se burri i kishte vdekur nga virusi, 4 ditë pas varrimit gruaja habitet kur e shikon në portën e shtëpisë

Para
Ngjarje e pazakontë/ Spitali i tha se burri i kishte vdekur nga virusi, 4 ditë pas varrimit gruaja habitet kur e shikon në portën e shtëpisë

Ngjarje e pazakontë/ Spitali i tha se burri i kishte vdekur nga virusi, 4 ditë pas varrimit gruaja habitet kur e shikon në portën e shtëpisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

nga Fast News
12:08 | 21/09/2025
0

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

nga Fast News
11:57 | 21/09/2025
0

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

nga Fast News
11:29 | 21/09/2025
0

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

nga Fast News
09:51 | 21/09/2025
0

Recent News

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

12:08 | 21/09/2025
Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

11:57 | 21/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar