• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Zbulimi i madh/ Egjiptianët e lashtë falsifikuesit e parë të parave në histori, ja si u arrit ky përfundim

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Zbulimi i madh/ Egjiptianët e lashtë falsifikuesit e parë të parave në histori, ja si u arrit ky përfundim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Mungesa e metalit të argjendit, e shkaktuar nga rënia e qytetërimeve kryesore të Epokës së Bronzit përreth Mesdheut Lindor rreth vitit 1200 Para Krishtit, solli falsifikimin e parë të një  objekti me vlerë, disa qindra vjet para se të shpikeshin monedhat.

Falsifikimi antik u zbulua nga arkeologia Cilla Eshel, studente e doktoraturës në Universitetin e Haifas në Izrael, që studioi përbërjen kimike të 35 grumbujve të argjendit të Epokës së Bronzit, të gjetura të groposura në sitet arkeologjike përreth Izraelit.

Në 8 vende që datojnë nga koha e “shembjes së epokës së bronzit të vonë”, kur mbretëritë më të fuqishme të rajonit pësuan shkatërrime shpesh të dhunshme – u gjetën sasi metalesh të  përziera të bakrit me një veshje të jashtme prej argjenti, që të dukej si argjend i pastër.

Për shkak se grumbujt e gjetur datojnë që nga koha kur rajoni, atëherë i njohur si Kanan, sundohej nga Egjipti i lashtë, studiuesit mendojnë se ky falsifikim nisi nga vetë sundimtarët egjiptianë, ndoshta për të fshehur faktin se po i mbaronin furnizimet e tyre me argjendin e pastër, metali që përdorej gjerësisht si monedhë.

Kanani nuk kishte mineralet të argjendit, ndaj metali i çmuar duhej të importohej. Por tregtia e argjendit mori fund shumë shpejt, kur mbretëritë aty pranë filluan të shembeshin midis viteve 1200 dhe 1150 Para Krishtit.

“Në atë kohë  kishte një mungesë të argjendit, ndoshta e lidhur me rënien e Epokës së Bronzit të Vonë. Falsifikimi vazhdoi edhe pasi egjiptianët u larguan nga Kanani, por ata ishin ndoshta që e nisën atë”-tha Eshel për Livescience.

Shumë kohë para se të shpikeshin monedhat, ndoshta në mbretërinë e Lidisë në Azinë e Vogël perëndimore rreth shekullit VII Para Krishtit, argjendi ishte përdorur gjerësisht si një monedhë në mbarë Mesdheun e lashtë.

Në  fillim, metali i çmuar vlerësohej nga pesha e tij, apo nga copat e prera të argjendi të  shndërruara në bizhuteri, apo në lingota të plota për sasi më të mëdha. Edhe ari përdorej si një mjet shkëmbimi, por ishte shumë më i rrallë dhe më i shtrenjtë në shumicën e rajoneve.

Ndërsa argjendi ishte më pak i kushtueshëm, dhe shumë më i zakonshëm. Studimi nga Eshel dhe kolegët e saj, që do të botohet në numrin e janarit 2021 tek “Journal of Archaeological Science”, identifikoi dy prej grumbujve më të hershëm të argjendit: një nga Beit Shean në Izraelin Verior, dhe një tjetër nga Megido, një qytet kananit i famshëm për disa beteja antike, që i dhanë emrin e saj si Armagedon në Biblën e krishterë, për një luftë mitike të fundit të  botës.

Të dy grumbujt e metaleve të gjetura, datuan në  shekullin XII Para Krishtit, thotë Eshel, kur Mbretëria e Re e Egjiptit po e sundonte Kananin prej rreth 300 vjetësh. Grumbulli prej argjendi në Beit Shean, që peshon rreth 157 gram, përmbante lingota me vetëm 40 për qind argjend, që  ishte përzier me bakër dhe metale të tjera të lira.

Lingotat ishin lyer në sipërfaqe me argjend. Ndërkohë metalet e gjetura në Megido, që  peshonin rreth 98 gram, përmbanin një sasi akoma më të vogël argjendi, rreth 20 për qind. Por falsifikimi ishte maskuar me shtimin e arsenikut në përzierje, që i jep bakrit një shkëlqim si të argjendit.

Eshel mendon se të dyja metodat e falsifikimit të argjendit, do të kenë dashur një punë dhe njohuri të konsiderueshme. “Në të dyja rastet janë përdorur metoda shumë të sofistikuara, por ka të  ngjarë që metoda me arsenik mund të ketë qenë më e lehta” – thotë  ajo.

Bizhutë amatore prej argjenti, copa apo shufra argjendi u përdorën gjerësisht në të gjithë Mesdheun Lindor si një formë e monedhës shumë shekuj para shpikjes së monedhave. Eshel dyshon se praktika e falsifikimit të  argjendit të përdorura si monedha u praktikuan dhe u përhapën më shumë me vazhdimin e mungesë së argjendit në Kanan.

“Unë mendoj se gjithçka mund të ketë nisur si një falsifikim, dhe pastaj me kalimin e kohës u bë një normë e pranuar. Unë nuk mendoj se mund të prodhohej një lloj aliazhi argjend-bakë r-arsenik për mbi 250 vjet dhe askush të mos e vinte re, pasi me kalimin e kohës ai gërryhet dhe merr ngjyrën jeshile”- thekson Eshel.

Sipas studimit, gati 3 shekuj më vonë, ndërsa fuqitë e reja si neo-asirianët, persët dhe kolonitë greke nisën të merrnin kontrollin e rajonit, argjendi i papërpunuar i përdorur si monedhë zyrtare rifitoi pastërtinë e tij. / livescience – bota.al

 

 

Pas

Ishte prekur nga virusi/ Ndërron jetë bankieri i njohur, dikur deputet i Partisë Demokratike

Para

“Vjehrri me vjehrrën u tmerruan” Befason Ermal Mamaqi, tregon ngjarjen e pazakontë që i ndodhi në shtëpinë e Amit

Para
“Vjehrri me vjehrrën u tmerruan” Befason Ermal Mamaqi, tregon ngjarjen e pazakontë që i ndodhi në shtëpinë e Amit

“Vjehrri me vjehrrën u tmerruan” Befason Ermal Mamaqi, tregon ngjarjen e pazakontë që i ndodhi në shtëpinë e Amit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar