Moderatori dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi, ka bërë së fundmi një rrëfim të pazakontë.
I ftuar në rubrikën “Fermë” në programin e “Diell”, ai u kthye pas në kohë duke kujtuar situatën e sikletshme me babain e tij kur kanë shkuar te shtëpia e Amit për ti kërkuar dorën.
Teksa po përjetonte një eksperiencë ndryshe në fshatin e Farkës, Mamaqi tregoi gjithashtu ditën kur ka martuar dy herë të njëjtin dhëndër si dhe keqkuptimin e paketës së tij me vlerë 40 mijë euro.
“Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit përpiqu mos të bësh shumë humor se ishte takimi i dytë dhe sa erdhi momenti ku po rrinim dhe po bënim muhabet, ku Ami kishte marrë shampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur thotë mos e hap atë shampanjë, mos thashë unë mu prish fejesa dhe u tmerruan vjehrri me vjehrrën dhe unë që them unë nuk po shoh gotat.
Kam martuar dy herë një dhëndër kur kam qenë Dj.
Nuk është 40 mijë euro se e kanë keqkuptuar, ata që e kanë blerë e kanë kuptuar këtë gjë, është një gjë që nuk e kam nxjerrë unë, por e vërteta ishte se ne e shtymë por është një draft i paprezantuar që nuk e kam publikuar”, tha Ermali.