• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“U porosit nga Tirana” Balla flet për shkatërrimin e selisë së PS: Nuk është vepër e shkodranëve, ja kush janë autorët

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“U porosit nga Tirana” Balla flet për shkatërrimin e selisë së PS: Nuk është vepër e shkodranëve, ja kush janë autorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur akuza sot nga Shkodra për sulmin e sotëm mbi selinë rozë, ish-kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Ai shtoi se duke filluar që nesër selia e PS do të jetë gati përsëri për rolin e vet dhe nuk ka asnjë dyshim që do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

“Çka ndodhi sot nuk është vepër e shkodranëve. Shkodranët janë model i demokracisë në Shqipëri, i respektimit të vlerave dhe bindjeve politike të gjithsecilit. Por ka një parti politike që është munduar ta përdorë Shkodrën, kjo është PD dhe bashkë me të Ilir Meta që po e përdor politikisht. Sulmi i porositur nga Tirana, nuk është ideuar në Shkodër, ka për autorë Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe për fat të keq dhe Lulzim Bashën. Prej 30 vitesh nuk janë sulmuar kurrë selitë. Prej nesër do jetë gati përsëri për të kryer rolin e vet. PS nuk është një seli as në Tiranë e as në Shkodër, është forca më e madhe politike në mbarë Shqipërinë. Nuk ka asnjë dyshim që PS do fitojë dhe më 25 prill.

Jemi bashkë për të denoncuar këtë skenar dhune, e cila nisi duke vjedhur një protestë paqësore për një humbje jete. Ne socialistët shqiptarë i kemi shprehur dhe do vazhdojmë t’i shprehim ngushëllimet tona familjes sepse ne besojmë që nuk mund të përfaqësojë policinë e shtetit një punonjës policie i vetëm sepse ka bërë një krim dhe për krimin është në proces ndëshkimi nga drejtësia. Ky është standardi dhe ndryshimi ynë nga ata”, u shpreh Balla.

Ai tha më tej se sot policia është e distancuar dhe ndërkohë ajo që është më e rëndësishme, drejtësia po bën punën e vet.

“Nga selia e PS në Shkodër i bëj thirrje popullit të Shkodrës, aktet e ndodhura këto ditë janë grabitje e protestës. Basha e kupton fare mirë degradimin ku po shkon PD dhe LSI. Kryemadhi që është një rekrutuese e minorenëve i bëj thirrje të heqë dorë nga pagesa e minorenëve dhe i bëj thirrje prindërve të mbajnë nën kontroll fëmijët e tyre. Prokuroria dhe institucionet e tjera kanë bërë verifikimet e tyre. I nxisim t’i shkojnë deri në fund”, deklaroi numri 2 i Partisë Socialiste.

Sipas tij, protesta në Shkodër sot ishte e organizuar nga Voltana Ademi, PD dhe LSI, teksa nuk mungoi dhe një thirrje për qytetarët të zbatojnë masat kundër pandemisë.

 

“Ka një standard kudo në botë kur merr përsipër të organizosh një protestë, duhet të marrësh përgjegjësitë. Kjo protestë është organizuar nga bashkia Shkodër, LSI dhe Voltana Ademi. Organizimi i protestës në kushte pandemie është i paligjshëm. Gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta çdo familjeje shkodrane që ka humbur familjarët nga kjo pandemi dhe i bëj thirrje të respektojnë masat. Ka ardhur koha të ndahen plotësisht nga ata. Si ka mundësi që shërbimi zjarrfikës që varet nga bashkia nuk erdhi në asnjë moment deri sa u dogjën të gjitha materialet”, tha ai.

Në përfundim Balla pati dhe një paralajmërim. “Harrojeni se mund të përdorni degën e PS për skenarë që Shkodra i di dhe i kupton mjaft mirë. Popullin e Shkodrës nuk e merr askush për budalla”, shtoi Balla.

Pas

Të gjitha vitaminat dhe mineralet- Ja ushqimet më të mira ku mund ti gjeni

Para

“Na kthe Saimir Tahirin” Kryeministrit Edi Rama i bëjnë kërkesën e papritur

Para
“Na kthe Saimir Tahirin” Kryeministrit Edi Rama i bëjnë kërkesën e papritur

“Na kthe Saimir Tahirin” Kryeministrit Edi Rama i bëjnë kërkesën e papritur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

nga Fast News
13:27 | 24/09/2025
0

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

nga Fast News
09:30 | 24/09/2025
0

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

nga Fast News
09:00 | 24/09/2025
0

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

nga Fast News
08:30 | 24/09/2025
0

Recent News

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

13:27 | 24/09/2025
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

09:30 | 24/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar