• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tronditës dhe i pabesueshëm/ Politika dhe kolegët mesazhe rrëqethese për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Tronditës dhe i pabesueshëm/ Politika dhe kolegët mesazhe rrëqethese për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Mesazhe të shumta ngushëllimi vijnë dhe nga kolegët dhe bashkëpunëtorët ndër vite të Kasem Hysenbelliut. “Lajm që nuk donim të shkruanim kurrë”, thonë ata.

Ilir Meta

Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.

I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut! U prehsh në paqen e merituar”, shkruan Meta.

Taulant Balla

Lamtumirë miku im i mirë Kasem Hysenbelliu.

Lulzim Basha

Jam i hidhëruar nga lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News.

Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24”.

Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!

Erion Veliaj

Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të. Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe.

Koço Kokëdhima

Një tjetër lajm i kobshëm, një tjetër mik dhe koleg i shtrenjtë u nda prej nesh. Kasem Hysenbelliu, president i televizionit “Fax News” dhe ish-drejtues i “News 24” dhe “Panorama” e humbi betejën me coronavirusin. Kjo është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe median shqiptare. Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Kasem!

Bashkim Hoxha

Nje lajm qe nuk do doja ta shkruaja kurre. Njeriu i mrekullueshem Kasem Hysenbelliu, president i FAX NEWS, nuk mundi ta fitonte betejen me virusin e mallkuar. Kam qene me fat qe e kam njohur nje njeri te tille. Te qofte i lehte dheu miku im. Ngushellime familjes dhe miqve te shumte te tij.

Artur Çani

E shtune e zeze, dite e pabese, kohe e pabese, virus i pabese. Nuk e kisha ndjere kurre gjate gjithe pandemise dhimbjen kaq prane. Miku im do me mungojne cdo gje qe kam ndare me ty, gezimet e merzite, kenaqesite dhe shqetesimet, mirkuptimet pa folur e zenkat me ze te l’arte, besimet e dyshimet. Do me mungoshe miku im qe ike parakohe, pa rradhe, pabesisht, ike dhe me le nje peng qe do ta mbaj gjithe jeten me vete. Qaj tani qe shkruaj keto radhe. Dhimbja nuk pyet per burreri.

Nertila Spiri, drejtoreshë informacioni në Fax News

Ky është statusi më i vështirë i jetës sime. Nuk do doja kurrë t’i shkruaja këto rreshta. Presidenti dhe administrator I TV FaxNews nuk e fitoi dot betejën me virusin e mallkuar. Po mundohem të mposht dhimbjen dhe sot do doja që të shkruaja vetëm gjërat e bukura që ai la pas. Zoti Hysenbelli me të cilën unë kisha fatin të punoja që nga 2012 do mbahet mend si njeriu I mirë, punëtor, njeriu që u ka dhënë shansin të gjithëve të punojnë dhe të ecin në profesionin tonë.

Me zotin Hysenbelli ne stafi i FaxNews prekëm atë gjënë e mrekullueshme që ai e thosh gjithmonë “liria nuk ka cmim”. Ai ishte arkitekti I I të parit TV të pavarur në vend, arkitekti I të vetmit TV që zbriti poshtë dhe u shtriu dorën, u bë zëri I njerëzve më të vuajtur të këtij vendi. Njeriu që I hapi dyert e biznesit dhe zemrës gjithkujt, gjithkujt. Prej afro një viti më besoi drejtimin e televizionit dhe në cdo moment unë kisha pranë këshillën e tij të vyer “ne nuk jemi me askënd, ne jemi me popullin”. Do t’u mungosh të gjithëve o mik i mire. Lamtumirë në paqen e amëshuar.

Trashgim Sokolaj

Ngushellime te sinqerta familjes, te afermve, miqve e kolegeve! Nje lajm i keq per ndarjen nga jeta te nje njeriu qe e deshi median, qe investoi ne media me gjithe fuqine dhe pasionin dhe qe i mbeshteti pa fund gazetaret! Nese kishte nje njeri qe e kerkonte suksesin me pasion, pa reshtur, pa u lodhur, pa njohur dite pune a pushimi, ai ishte Kasem Hysenbelli.

Kujtoj me respekt kohen e bashkepunimit me te, kur perpiqej te krijonte kushte optimale pune per gazetaret por edhe kur me guxim te pashoq qendronte perkrah nesh edhe kur merrnim kercenime per shkak te detyres ne mesnate! Respekt pa fund dhe u prehte ne paqe!

Rezarta Delisula

Shume vite, pune, perkiushtim, njerzillik. Fjalet; zoti do te miret prane vetes sot e disa here me kane lodh. Disa na duhen dhe ne. Kasemi ishte njeri. Ca boshlliku la e u paste lene fuqi Keles e femijeve ta perballojne. Pusho ne paqe mik

Edmond Petraj

Na ike shpejt miku im Kasem Hysenbelli, si ndodhi kështu o miku im i mrekullueshëm. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët. I lehtë dheu mbi ty miku im, Zoti të mbajë në krah, ashtu si kishit shpirtin.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetareve Shqiptare ndan dhimbjen e humbjes se nje prej partnereve te vet, mikun dhe bashkepunetorin e dhjetra gazetareve shpiptare, zotin Kasem Hysenbelliu. Prej gati dy dekadash ai kontribuoi si administrator dhe pronar i mediave audiovizive, kryesisht informative duke qene nje partner aktiv dhe me cilesi te fuqishme njerezore, si dhe me ambicie te fuqishme.

Ai drejtoi disa nga kanalet me te rendesishme informative televizive ne vend si Tv Arberia, News 24, Fax News Tv si dhe redaksi te reja onlini, duke deshmuar kurajo dhe force organizative. Zoti Hysenbelliu ndau vlerat e nje administratori shume aktiv dhe bashkepunues me dhjetra punonjes dhe gazetare te mediave si dhe me organizatat e gazetareve.

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushellimet per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te dashur, familjes Hysenbelliu, stafit te Fax Neës dhe gjithe te afermve te Tij. Qofsh i paharruar miku yne! Zyra e shtypit Unioni i Gazetareve Shqiptare

Pas

Del testamenti i Maradonës, këta janë 3 familjarët që ka përjashtuar

Para

Çfarë po ndodh? Shqiptarët e Kosovës dynden drejt vendit tonë

Para
Çfarë po ndodh? Shqiptarët e Kosovës dynden drejt vendit tonë

Çfarë po ndodh? Shqiptarët e Kosovës dynden drejt vendit tonë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar