• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Të vrarë për shkak të profesionit/ Ja sa gazetarë ranë në krye të detyrës në vitin 2020

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Të vrarë për shkak të profesionit/ Ja sa gazetarë ranë në krye të detyrës në vitin 2020
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Sipas “Reporterëve pa kufij” janë vrarë këtë vit të paktën 50 gazetarë në botë, vrasje që lidhen drejtpërdrejt me punën e tyre. Gjithnjë e më shpesh njerëzit e mediave vihen qëllimisht në shënjestër, sipas organizatës.

Ishte një telefonatë e shkurtër përmes Zoom. Najib Sharifi, drejtues i “Komitetit të Sigurisë të Gazetarëve Afganë”, një organizatë joqeveritare dukej i lodhur, javët e shkuara kanë qenë të vështira. “Më duket, se asnjëherë nuk ka qenë kaq frikësuese, si këtë moment. Sepse duket, sikur të gjithë gazetarët janë në rrezik”, thotë Sharif. “Brenda gjashtë javësh kemi humbur katër gazetarë.”

Najib Sharifi nuk është i vetmi që e ka këtë frikë. Viti 2020 ka qenë një vit vrastar për gazetarët në të gjithë botën, siç bën të ditur organizata “Reporterët pa kufij” në bilancin e saj vjetor. Në mesin e dhjetorit kjo organizatë publikoi pjesën e parë të raportit vjetor mbi gazetarët e burgosur, të rrëmbyer apo të zhdukur. Në pjesën e dytë bëhet fjalë për gazetarët e vrarë. Vërtet që numri i gazetarëve të vrarë këtë vit, me 50 viktima, është pak më i ulët se vitin e kaluar, por “Reporterët pa kufij” janë të shqetësuar shumë, sepse vrasjet kanë qenë të qëllimshme.

Në nëntor u vra në Afganistan gazetari Mohamad Alijas Daji nga Radio Asadi, programit afgan të radios amerikane Radio Free Europe nga një bombë, që ishte vendosur nën automjetin e tij. Para afër dy javësh po në Afganistan u vra po ashtu me qëllim gazetarja Malala Maivand, që ishte angazhuar për mbrojtjen më të mirë të gazetarëve. Maivand ishte një nga dy gazetaret femra që u vranë këtë vit për shkak të punës së tyre. Me ekzekutimin e Ruhollah Samit në Iran më 12 dhjetor u vu në zbatim për herë të parë pas 30 vjetësh dënimi me vdekje ndaj një njeriu të medias. Numri i gazetarëve të vrarë me qëllim është në mënyrë të frikshme i lartë. Në vitin 2020, 42 gazetarë u vranë me qëllim, 20% më shumë se vitin e kaluar.

Deutschland Michael Rediske Vorstandssprecher Reporter ohne GrenzenMichael Rediske

Paqe e gënjeshtërt

Nuk janë më zonat e luftës apo krizave, ku gazetarët lenë jetën. Në vitin 2020 mjaft gazetarë janë vrarë në vende, ku zyrtarisht sundon paqja. Këtu renditen Meksika dhe India, dy nga vendet më të rrezikshme për gazetarët. Në të dyja këto vende janë kryer vrasje të tmerrshme ndaj gazetarëve. Ata janë djegur të gjallë, janë prerë në copa apo iu është prerë koka.

Një aspekt tjetër që përmendet është se shumë nga gazetarët e vrarë kanë qenë duke kryer punë investiguese për tema të ndjeshme si korrupsioni apo kriminaliteti i organizuar. Por edhe raportimi mbi tema mjedisore, si gërmimet ilegale në miniera e ka vënë në rrezik jetën e tyre. Shpesh vrasjet mbesin të pazbardhura. Në Honduras për shembull u vranë tre gazetarë. Në asnjë nga rastet nuk janë ndërmarrë hetime serioze.

Honduras Comayagua | Journalist Luis Almendares getötetTë afërm e miq të gazetarit të vrarë në Honduras, Luis Almendares (28.09.2020)presin për trupin e viktimës

Zëdhënësi i bordit të organizatës “Reporterë pa kufij”, Michael Rediske thotë se “të raportosh në mënyrë kritike për korrupsionin, mafian apo shkatërrimin e mjedisit është në shumë vende një punë me rrezik jete për gazetarët.” Sipas Rediske “në vende si Meksika, Iraku, apo Pakistani, kriminelë të fuqishëm, grupe ekstremiste apo pjesërisht edhe politikane apo politikanë të korruptuar akoma mund të presin që të shpëtojnë pa u ndëshkuar për krime të tilla. Këto vrasje nuk godasin asnjëherë vetëm viktimat e drejtpërdrejta. Çdo vrasje e një gazetareje apo gazetari është sulm ndaj të drejtës të të gjithë njerëzve për t’u informuar të lirë dhe të pavarur.”

Për Najib Sharifi dhe kolegët e tij nga organizata “Komiteti i Sigurisë së Gazetarëve Afganë” është problem i madh që shpesh nuk mund t’u venë emrin autorëve të vrasjeve. Në të shkuarën ishin talibanët apo i ashtuquajturi Shteti Islamik që fshiheshin pas atentateve, por që nga fillimi i negociatave të paqes, talibanët shpesh po distancohen nga sulmet. “IS-i disa herë ka pranuar disa sulme, por kjo e gjitha është e paqartë”, thotë Sharifi.

Corona si rrezik shtesë

Këtë vit për gazetarët është shtuar një rrezik i ri: virusi Corona. Që në pjesën e parë të bilancit vjetor, “Reporterët pa kufij” kanë raportuar për burgosje të gazetarëve për shkak të raportimit kritik për masat e Corinës. Disa gazetarëve burgu u kushtoi jetën.

Symbolbild I Mexiko I Mord an Journalisten I Gregorio Jimenez Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët

Nga ana tjetër në të gjithë botën, qindra gazetarë ndërruan jetë pas infektimit nga virusi, por megjithatë nuk mund të provohet qartë, nëse ata janë infektuar me virusin në ambientin privat apo gjatë punës. Në tre raste kjo organizatë është “gati e sigurtë”, që gazetarët ndërruan jetë, sepse u burgosën për shkak të punës së tyre, dhe me shumë gjasë u infektuan me virusin në burg. Këtu bën pjesë Mohamed Monir, që ishte i burgosur në Egjipt dhe Saleh al-Shehi, që në Arabinë Saudite punonte për gazetën ditore Al-Vatan. Të dy këta gazetarë, shkruan organizata, pak para vdekjes u liruan papritur dhe me nxitim nga burgu. Monih që para lirimit ishte testuar pozitivisht me virusin, kurse gjendja e Al-Shehis u përkeqësua dhe ai u trajtua disa ditë në repartin intensiv. Nuk dihet, nëse ai vdiq vërtet nga Covid-19. Mediat lokale mendojnë kështu, por sipas organizatës nuk mund të konfirmohet plotësisht, “për shkak se autoritetet saudite bllokojnë.”/ DW

 

Pas

Të gjithë me sytë nga qielli/ Ky është fenomeni që do shfaqet për herë të fundit në këtë vit

Para

Pas “furtunës” së ministrave/ Mësohen lëvizjet e tjera në qeveri, shumë të rëndësishme

Para
Pas “furtunës” së ministrave/ Mësohen lëvizjet e tjera në qeveri, shumë të rëndësishme

Pas “furtunës” së ministrave/ Mësohen lëvizjet e tjera në qeveri, shumë të rëndësishme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar